Aktualitet

Arrestohet ‘kampioni’ i grupit ‘Bajri’, boksieri Nelson Hysa i përfshirë në trukim ndeshjesh

  • Kush është Nelson Hysa, kampioni i boksit që u bë mik me Bajrajt, si iu shpëtoi plumbave në 2017-ën (FOTO)
  • Policia njofton se 35-vjeçari Nelson Hysa është i akuzuar për disa vepra penale. Hysa është boksier dhe është shpallur edhe Kampion në boks.
    Featured image of article: Arrestohet ‘kampioni’ i grupit ‘Bajri’, boksieri Nelson Hysa i përfshirë në trukim ndeshjesh Nelson Hysa, boksieri i arrestuar si pjesë e grupit të Bajrajve
    Përditësuar:

    TIRANË- Policia ka arrestuar Nelson Hysën, 35 vjeç, i shpallur në kërkim që prej vitit 2018, si pjesë e grupit kriminal të Bajrajve në Shkodër.

    Hysa është boksier dhe është shpallur edhe Kampion në boks.

    Ai akuzohet për trukim ndeshjesh. Policia e ka arrestuar ditën e sotme në një banesë me qira në zonën e Komunës së Parisit, ku i është sekuestruar edhe një makinë tip BMW.

    Njoftimi i plotë:

    Tiranë

    Vijon operacioni “OAZ” .

    Në vijin të operacionit “OAZ”, në funksion të procedimit penal nisur gjatë vitit 2018, në kuadër të Operacionit “Forca e Ligjit”, si pjesë e grupit kriminal “Bajri” me aktivitet të shtuar kriminal në Shkodër , mëngjesin e sotëm u bë ekzekutimi i Vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Renda Tiranë, e cila ka caktuar masën e sigurise “Arrest ne Burg” për shtetasin:

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    • N. H., 35 vjeç , lindur dhe banues në Shkodër, ishte person i shpallur në kërkim në shtator 2018, gjatë operacionit “OAZ”, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Organizata kriminale, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, “Paracaktimi i rezultateve në garat sportive, e kryer në bashkëpunim”, për qëllime të fitimit pasuror.

    Ai u kap në një banesë të marrë me qera në zonën e Komunës së Parisit Tiranë, gjatë operacionit të zhvilluar mëngjesin e sotëm nga Njësia Hetimore Qendrore në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale dhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

    Njësia Hetimore Qendrore për të lokalizuar vendndodhjen e personit të shpallur në kërkim ka bashkëpunuar me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe Shkodër.

    Gjatë veprimeve proceduriale u sekuestrua nje automjet “BMË Seria 3”.

    Materialet proceduriale shtesë iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë.

    (F.g/dosja.al)

    Shto Koment