Aktualitet

Takimi FSHF-qeveri, Rama: Kush shkel në tapetin e blertë, 3 vite burg dhe përjashtim përjetë

11 Mars 2019, 10:45 Nga DOSJA
Takimi FSHF-qeveri, Rama: Kush shkel në tapetin e blertë, 3 vite burg

TIRANË- Pas dhunës në stadiumet shqiptare, Federata Shqiptare e Futbollit dhe qeveria po zhvillojnë një takim. Të pranishëm janë ministrat e qeverisë Rama, presidenti i FSHF, Armand Duka dhe kryeministri Edi Rama. Kryeministri Edi Rama tha se qeveria do të ndërhyjë në Kodin Penal. Rama shtoi se 3 vite do të jetë dënimi për çdo tifoz që hyn në fushën e blertë.

Rama: Ne do të ndërhyjmë në kodin penal. Futja në tapetin e gjelbër do të dënohet me 3 vjet burg. Kush kalon vijën e bardhë dhe shkel në tapetin e gjelbër është kërcënim për ata që ushtrojnë detyrën.
Kështu që kemi domosdoshmërinë që ta diskutojmë me shpejtësi dhe ta aplikojmë këtë dënim. Minimumi tre vjet.
Ndëshkime më të rënda sesa 3 vjet u praktikuan në 1989 në Angli për ti dhënë përgjigje përfundimtare dhunës si sport më vete.
Burgimi dhe përjashtimi përjetë nga stadiumi i atij që shkel vijat e bardha do të jetë hapi i parë që do bëjmë me parlamentin.

Gjatë takimit mes qeverisë dhe FSHF pati edhe tensionime. Ministri Lleshaj thumboi presidentin e FSHF, Armand Duka, ndërsa Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja u largua nga takimi pas replikës me Safet Gjicin.(Lexo ketu)

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dhuna ne stadiume edi rama takimi fshf-qeveri dhuna ne stadiume edi rama takimi fshf-qeveri

Sondazh

Poll