Aktualitet

Iu shpëtoi plumbave në 2017-ën, kush është kampioni i boksit Nelson Hysa që la sot qelinë, anëtar i Bajrave (FOTO)

Nelson Hysa, 35 vjeç është liruar sot nga Policia pasi kishte 5 muaj që ishte arrestuar. Hysa, 18 herë kampion boksi në Shqipëri. Boksieri akuzohej për pjesëmarrje në grup kriminal dhe trukim ndeshjesh.
Përditësuar:

TIRANË Nelson Hysa, kampioni i Vllaznisë që është përfshirë në grupin kriminal të Bajrave është liruar ditën e sotme nga burgu.

Dosja.al mëson se bokseri i shpallur 18 herë kampion në Shqipëri ka lënë qelinë 5 muaj pas arrestimit të tij që ndodhi më datë 8 mars të këtij viti.

Por kush është kampioni i Vllaznisë që është përfshirë në grupin kriminal të Bajrajve, i konsideruar si një nga grupet më me influencë dhe rrezikshmëri në Shqipëri?

Nelson Hysa u shpall në kërkim në shtator të vitit 2018 dhe u vu në pranga më datë 8 mars të këtij viti në një apartament në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë, ku iu sekuestrua edhe një makinë tip BMË.

Ai u akuzua për pjesëmarrje në organizatë kriminale, grup i strukturuar kriminal dhe trukim i garave sportive, i kryer në bashkëpunim.

Koka e grupit kriminal Bajri është konsideruar Enver Bajri, i arrestuar në Spanjë dhe që pritet të ekstradohet në Shqipëri.

Bashkë me Safet Bajrin dhe anëtarët e tjerë të këtij grupi, ata akuzohen se kanë trukuar ndeshjesh, kanë gjobitur tregtarë dhe biznese në Shkodër si edhe janë të përfshirë në në një sërë ngjarjesh kriminale.

Nelson Hysa i shpëtoi një atentati kriminal në datwn 6 maj 2017. Hysa u qëllua me 2 plumba por arriti të shpëtonte pa rrezik për jetën. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se boksieri është i njohur për miqësinë e tij me Bajrajt në Shkodër.

Grupi i Bajrajve u arrestua në 22 shtator 2018-ës, kohë kur Shkodra ishte nën terrorin e vrasjeve dhe përplasjeve mes bandave.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në një hetim që zgjati rreth 6 muaj, ku të përfshirë ishin edhe shërbimet partnere, u arrestuan 11 persona.

Si vepra të rënda kriminale, të dokumentuara deri tani janë 2 vrasje të ndodhura në Shkodër, ngjarje e ndodhur në 7 shkurt 2001 dhe ngjarje e datës 20 qershor 2002.

Ky grup është i dyshuar dhe po hetohet intensivisht për disa nga ngjarjet e fundit të ndodhura në Shkodër.

Grupi kriminal “Bajri” po hetohet për ekzekutimin e Fatbardh Licit në Shkodër. Fatbardh Lici u qëllua me breshëri kallashnikovi mëngjesin e datës 10 gusht.

Lici dhe Bajri prej disa vitesh janë grupe rivale në Shkodër autoritetet dyshojnë që vrasja e Licit është bërë nga grupi “Bajri”.

Grupi “Bajri”, në bashkëpunim edhe me grupe të tjera kriminale, brenda dhe jashtë Shqipërisë, dyshohet se trafikonin lëndë të forta narkotike në shtete europiane dhe më pas paratë e përfituara nga ky aktivitet investoheshin brenda vendit.

Autoritetet ka sekuestruar 1 resort-hotel në Velipojë dhe 1 lokal në Shkodër në pronësi të tyre, pasi dyshohen se janë produkt i ardhur nga aktivitet kriminal. Gjithashtu janë sekuestruar edhe 3 automjete e një numër i konsiderueshëm celularësh.

Grupi i Bajrajve u godit pas vrasjes së 6 personave në harkun kohor të 3 muajve, ku vrasja e biznesmenit Arjan Ferracaku, u dyshua se lidhi drejtpërdrejt ‘biznesin e trukimit të ndeshjeve’.

(f.g/f.m/dosja.al)

Shto Koment