Aktualitet

Vrasja ndodhi në sy të fëmijëve që po luanin në parkun e lojrave, dyshohet se djali i Irakli Davellës ishte i pranishëm në vendngjarje, telefonoi shokun e tij: Më kanë vrarë babanë!

Media greke “News247”, shkruan se ka pasur dëshmi se djali i viktimës ka telefonuar shokun e tij dhe i ka treguar për ngjarjen tragjike.

15 Dhjetor 2024, 19:01 Nga N.F
Vrasja ndodhi në sy të fëmijëve që po luanin në
Pamje nga vendi i ngjarjes

ATHINË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 45-vjeçarit, Irakli Davella në Athinë. Mësohet se në momentin kur ka ndodhur ngjarja tragjike të pranishëm kanë qenë edhe fëmijë të cilët po luanin në këndin e lojrave pranë lokalit. Media greke “News247”, shkruan se ka pasur dëshmi se djali i viktimës ka telefonuar shokun e tij dhe i ka treguar për ngjarjen tragjike.

“Më kanë vrarë babanë!”, thuhet se është shprehur ai. Irakli Davella nga Saranda, mësohet se ishte i martuar dhe ishte baba i dy fëmijëve, një djali dhe një vajze, e cila studionte për drejtësi.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e sotme rreth 13:15 me orën greke jashtë ambienteve të lokali në kryqëzimin e rrugëve Aristotelous dhe Komotinit. Vrasja dyshohet se ka ndodhur për larje hesapesh. Me tej bëhet me dije se i plagosuri Edi Lulo kishte mbërritur në Greqi nga Dubai pak ditë më parë. Sipas Protothema, viktima 45-vjeç, nuk ishte një emër i panjohur, pasi kishte lidhje me persona të mafias greke që ishin vënë në shënjestër të autoriteteve.

Davella kishte marrë edhe shtetësinë greke në vitin 2009 dhe ishte pronar i një lokali në Peristeri. Gjithashtu rezulton të ketë qenë miku i 3 personazheve të tjerë të ekzekutuar në Greqi vitet e fundit, konkretisht mafiozëve grekë Manolis Karagiannis, Vasili Griva dhe Giorgo Litsa. 

vrasja e irakli davellas

Sondazh

Poll