Aktualitet

U ekzekutua me armë zjarri në mes të ditës në Athinë, del fotoja e 45-vjeçarit

Ai ishte i njohur për lidhjet dhe miqësitë e tij me personazhe të krimit që ishin në shenjestër të autoriteteve greke. 

15 Dhjetor 2024, 17:13 Nga r.ll
U ekzekutua me armë zjarri në mes të ditës në
foto ilustruese

GREQI- Është publikuar fotoja e 45-vjeçarit që u ekzekutua mesditën e sotme në Athinë nga një atentat. Irakli Davella dyshohet u qëllua me armë zjarri nga persona të maskuar jashtë ambienteve të një lokali. 

Ndërkohë është publikuar edhe fotoja e tij. Davella rezultonte pronar i disa bizneseve në Greqi dhe Shqipëri. Ai ishte i njohur për lidhjet dhe miqësitë e tij me personazhe të krimit që ishin në shenjestër të autoriteteve greke. 

Davella rezulton të ketë qenë miku i 3 personazheve të tjerë të ekzekutuar në Greqi vitet e fundit, konkretisht mafiozëve grekë Manolis Karagiannis, Vasili Griva dhe Giorgo Litsa.

U ekzekutua me armë zjarri në mes të ditës në
irakli davella

irakli davella vrasje ne athine

Sondazh

Poll