Aktualitet

Vrasja e Irakli Davellas/ "Autorët ishin veshur me të zeza", flet dëshmitarja: Menduam se po hidhnin fishekzjarre! Nuk kuptuan çfarë kishte ndodhur

Një grua ka rrëfyer se kur kanë dëgjuar të shtënat me armë zjarri kanë menduar se po hidheshin fishkzjarrë, por një fëmijë ka parë ngjarjen. Ai më tej ka shtuar duke thënë se i kanë vrarë, i kanë goditur. Dëshmitaja shtoi se autorët ishin të veshur me të zeza.

15 Dhjetor 2024, 18:00 Nga N.F
Vrasja e Irakli Davellas/ "Autorët ishin veshur me të zeza",
Pamje nga vendi i ngjarjes

ATHINË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 45-vjeçarit shqiptar, Irakli Davella. Gjithashtu në lidhje me vrasjen janë zbardhur edhe dëshmitë e personave të cilët u gjendën në vendin e ngjarjes. Një grua ka rrëfyer se kur kanë dëgjuar të shtënat me armë zjarri kanë menduar se po hidheshin fishkzjarrë, por një fëmijë ka parë ngjarjen. Ai më tej ka shtuar duke thënë se i kanë vrarë, i kanë goditur. Dëshmitaja shtoi se autorët ishin të veshur me të zeza.

 “Kemi dëgjuar të shtëna dhe pamë njerëz të veshur me të zeza. Në fillim menduam se po shkrepnin fishekzjarre. Më pas, pamë një fëmijë që po thoshte “i kanë vrarë, i kanë goditur”. Policia erdhi mjaft shpejt, dhe pas pak minutash filloi të mblidhej populli, pasi në fillim nuk kuptuan çfarë kishte ndodhur”, tha ajo.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e sotme rreth 13:15 me orën greke jashtë ambienteve të lokali në kryqëzimin e rrugëve Aristotelous dhe Komotinit. Vrasja dyshohet se ka ndodhur për larje hesapesh. Me tej bëhet me dije se i plagosuri Edi Lulo kishte mbërritur në Greqi nga Dubai pak ditë më parë. Sipas Protothema, viktima 45-vjeç, nuk ishte një emër i panjohur, pasi kishte lidhje me persona të mafias greke që ishin vënë në shënjestër të autoriteteve.

Davella kishte marrë edhe shtetësinë greke në vitin 2009 dhe ishte pronar i një lokali në Peristeri. Gjithashtu rezulton të ketë qenë miku i 3 personazheve të tjerë të ekzekutuar në Greqi vitet e fundit, konkretisht mafiozëve grekë Manolis Karagiannis, Vasili Griva dhe Giorgo Litsa. 

vrasja e irakli davella

Sondazh

Poll