Aktualitet

Vuante nga sëmundja e meningjitit, ndërron jetë në spital 17-vjeçarja nga Durrësi

Bëhet me dije se po trajtohen familjarë të saj dhe personeli mjekësor që është kujdesur për 17-vjeçaren pasi kjo sëmundje është ngjitëse.

15 Dhjetor 2024, 17:33 Nga r.ll
Vuante nga sëmundja e meningjitit, ndërron jetë në spital
foto ilustruese

DURRËS- Një 17-vjeçare ka ndërruar jetë ditën e sotme pasi vuante nga sëmundja e meningjitit. Sipas informacioneve, e reja ishte dërguar ditën e djeshme në spitalin rajonal të Durrësit dhe më pas nga aty drejt kryeqytetit, ku ka ndërruar jetë paraditen e sotme. Bëhet me dije se po trajtohen familjarë të saj dhe personeli mjekësor që është kujdesur për 17-vjeçaren pasi kjo sëmundje është ngjitëse.

Meningjiti është një infeksion i rrallë që prek membranat delikate – të quajtura meningje – që mbulojnë trurin dhe palcën kurrizore. Meningjiti mund të shkaktojë helmim të gjakut i cili është kërcënues për jetën (septikemi) dhe të rezultojë në dëmtim të përhershëm të trurit ose nervave. Meningjiti mund të prekë këdo, por është më e zakonshme tek foshnjat, fëmijët e vegjël, adoleshentët si dhe të rriturit.

vdes 17-vjecarja nga durresi semundja e meningjitit

Sondazh

Poll