Sport

VIDEO / Gjashtë gola në ndeshjen e Realit por pa fitues!

Goli i Rodrygos në të 56-tën dha përshtypjen se Reali do të merrte fitoren, por Palazon në të 64-tën barazoi 3-3.

14 Dhjetor 2024, 23:48 Nga DOSJA
VIDEO / Gjashtë gola në ndeshjen e Realit por pa fitues!

SPANJE - Gjashtë gola por jo fitues në ndeshjen mes Rayo Vallecanos dhe Realit të Madridit në javën e 17-të të La Ligas. “Los Blancos” u ndalën në barazim 3-3 nga skuadra e shqiptarit Ivan Balliu, duke humbur shansin që qoftë për një natë të parakalonin Barcelonën në renditje.

Për befasinë e të gjithëve, Lopez dhe Munin i dhanë epërsinë e dyfishtë Rayos në pjesën e parë, por pikërisht në fundin e fraksionit hapës Valverde dhe Bellingham kthyen baraspeshën.

Goli i Rodrygos në të 56-tën dha përshtypjen se Reali do të merrte fitoren, por Palazon në të 64-tën barazoi 3-3. Në minutat në vazhdim skuadra e Ancelottit e kërkoi me ngulm golin e katërt, por pa mundur të gjejë atë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll