Sport

Reali i Madridit meson kundërshtarin e finales së Kupës Ndërkontinentale!

Pachuca kishte fituar më herët me rezultatin 3-0 kundër Botafogo-s së Brazilit në Derby-n e Amerikave, ndërkohë të mërkurën do të zhvilliohet finalja e Kupës Ndërkontinentale në Stadiumin Lusail.

14 Dhjetor 2024, 21:53 Nga DOSJA
Reali i Madridit meson kundërshtarin e finales së Kupës

KATAR - Pachuca e Meksikës mposhti Al Ahly të Egjiptit me rezultatin 6-5 pas gjuajtjeve të penalltive për të siguruar një vend në finalen e Kupës Ndërkontinentale FIFA, ku do të përballet me Real Madridin, të mërkurën.

Në Stadiumin 974, këtë të shtunën, të dy ekipet nuk arritën të shënonin gjatë kohës së rregullt dhe kohës shtesë, duke ofruar një ndeshje emocionuese. Penalltia vendimtare u humb nga Khaled Abdelfattah i Al Ahly-t, i cili goditi traversën, ndërsa Pachuca arriti një përmbysje të jashtëzakonshme, pasi fillimisht kishte qenë në disavantazh të dy golave gjatë serisë së penalltive.

Pachuca kishte fituar më herët me rezultatin 3-0 kundër Botafogo-s së Brazilit në Derby-n e Amerikave, ndërkohë të mërkurën do të zhvilliohet finalja e Kupës Ndërkontinentale në Stadiumin Lusail.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 14 Dhjetor 2024, 13:00

Benzema injoron Kylian Mbappen…

FRANCE - Kylian Mbappé ka marrë çmimin e dhënë nga 'France Football' për lojtarin më të mirë fra...