Sport

Vllaznia mund Laçin dhe qëndron në krye me pikë të barabarta!

Për ekipin shkodran kjo e sotmja ishte fitorja e dytë radhazi në kampionat, që e ngjit në krye të Kategorisë Superiore me 31 pikë.

14 Dhjetor 2024, 21:21 Nga DOSJA
Vllaznia mund Laçin dhe qëndron në krye me pikë të

LAC - Vllaznia fitoi 2-1 ndaj Laçit në ndeshjen e zhvilluar sot në Kategorinë Superiore. Pas një pjesë të parë pa gola, Vllaznia kaloi në epërsi me golin e K. Dodaj në minutën e 53-të. Shkodranët nuk u ndalën me kaq duke realizuar edhe golin e dytë me Delaj pas 5 minutash (58').

Kundërpërgjigjja e Laçit erdhi në minutën e 71-të nga E. Bullari, i cili shkurtoi diferencën në 2-1, por vetëm kaq, pasi vendësit e administruan me kujdes lojën në minutat e mbetura.

Për ekipin shkodran kjo e sotmja ishte fitorja e dytë radhazi në kampionat, që e ngjit në krye të Kategorisë Superiore me 31 pikë një më shumë se Egnatia e dy më shumë se Partizani, por rrogozhinasit dhe të kuqtë kanë nga një ndeshje më shumë për të zhvilluar, respektivisht ndaj Teutës dhe Elbasanit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 14 Dhjetor 2024, 13:00

Benzema injoron Kylian Mbappen…

FRANCE - Kylian Mbappé ka marrë çmimin e dhënë nga 'France Football' për lojtarin më të mirë fra...