Sport

VIDEO / Vetëm në shtesë Juventusi i shpëton turpërimit!

Venezia barazoi rezultatin në minutën e 61-të me Mikael Ellertsson. Idzes, për befasinë e të gjithëve përmbysi shifrat me golin e 1-2 në minutën e 83-të. Vetëm në kohën shtesë Juventusi gjeti golin e barazimit me 11-metërsh.

14 Dhjetor 2024, 23:44 Nga DOSJA
VIDEO / Vetëm në shtesë Juventusi i shpëton turpërimit!

ITALI - Një penallti e dhënë në minutat shtesë dhe e shndërruar në gol nga Dusan Vlahovic shmangu turpërimin e Juventusit në “Allianz Stadium” përballë Venezias. Rezultati përfundimtar i këtij takimi ishte 2-2, me ekipin bardhezi që prej katër ndeshjesh në Serinë A njeh vetëm shenjën x.

Juventus e nisi mirë ndeshjen duke kaluar në epërsi përmes një goli Gatit në pjesën e parë. Megjithatë, Venezia barazoi rezultatin në minutën e 61-të me Mikael Ellertsson. Idzes, për befasinë e të gjithëve përmbysi shifrat me golin e 1-2 në minutën e 83-të. Vetëm në kohën shtesë Juventusi gjeti golin e barazimit me 11-metërsh, duke shmangur turpërimin para tifozëve të tij.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 14 Dhjetor 2024, 13:00

Benzema injoron Kylian Mbappen…

FRANCE - Kylian Mbappé ka marrë çmimin e dhënë nga 'France Football' për lojtarin më të mirë fra...