Sport

Orges Shehi merr fitoren e parë nën drejtimin e Ballkanit

Pas kësaj fitorejë, Ballkani ngjitet në vendin e dytë me 30 pikë, ndërsa Llapi zë vendin e tetë me 17 pikë.

14 Dhjetor 2024, 22:01 Nga DOSJA
Orges Shehi merr fitoren e parë nën drejtimin e Ballkanit

KOSOVE - Ballkani triumfon 2-1 ndaj Llapit në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të të Superligës së Kosovës. Ekipi i Orges Shehit i është kthyer fitores pas tri ndeshjeve, duke mposhtur dkuadrën e Tahir Batatinës, i cili shkon tani në një seri të errët prej 10 ndeshjesh pa fitore.

Goli i vetëm në pjesën e parë erdhi në minutën e 33-të me anë të Bajram Jashanicës, i cili shënoi nga pika e bardhë e penalltisë. Në pjesën e dytë, vendasit përsëri ishin më mirë në fillim, duke shënuar një gol, por skuadra mike u kthye në lojë por pa mundur as ta barazojë rezultatin.

Goli i parë në këtë pjesë erdhi në minutën e 60-të me anë të Queven Inacio, i cili shënoi për 2-0, ndërsa Ardit Tahiri (74’) ngushtoi rezultatin në 2-1, rezultat që mbeti deri në fund të ndeshjes. Pas kësaj fitorejë, Ballkani ngjitet në pozitën e dytë me 30 pikë, ndërsa Llapi zë vendin e tetë me 17 pikë.

 

Me të njëjtin rezultat 2-1 Suhareka ka fituar në udhëtim kundër Malishevës. Për ekipin e Qëndrim Kidës ishte fitorja e dytë radhazi, ndërsa Malisheva e Bekim Isufit ndërpret ecurinë prej tri ndeshjeve pozitive. Mevlan Zeka shënoi golin ë parë të takimit në minutën e 21-të, pastaj i njëjti autor i çoi  shofrat në 0-2 në minutën e 40-të.

Në pjesën e dytë, vendasit u kthyen në lojë duke luajtur më mirë, duke krijuar më shumë dhe duke shënuar edhe një gol me Drilon Hazrollaj, por që ishte i pamjaftueshëm për rezultat pozitiv. Pas kësaj fitore, Suhareka e sheh veten në vendin e pestë me 25 pikë, teksa Malisheva e treta me 29 pikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 14 Dhjetor 2024, 13:00

Benzema injoron Kylian Mbappen…

FRANCE - Kylian Mbappé ka marrë çmimin e dhënë nga 'France Football' për lojtarin më të mirë fra...