Sport

Ngjarja e rrallë e ndeshjes në Bundesligë, ku skuadrat luajtën me marrëveshje! - VIDEO

Drewes po përgatitej të kryente një rivënie fudore në minutën e fundit kur u godit nga objekti. Ai u ul dhe mori trajtim mjekësor. Gjyqtari e ndaloi ndeshjen në minutën e 90-të dhe i nxori të dyja ekipet nga fusha.

14 Dhjetor 2024, 21:38 Nga DOSJA
Ngjarja e rrallë e ndeshjes në Bundesligë, ku skuadrat

GJERMANI - Portieri i Bochum, Patrick Drewes, u godit sot në kokë nga një objekt që duket se ishte një çakmak i hedhur nga tribunat e Union Berlinit në minutën e 89-të, dhe të dy ekipet u detyruan të braktisin fushën me kërkesën e gjyqtarit.

Drewes po përgatitej të kryente një rivënie fudore në minutën e fundit kur u godit nga objekti. Ai u ul dhe mori trajtim mjekësor. Gjyqtari e ndaloi ndeshjen në minutën e 90-të dhe i nxori të dyja ekipet nga fusha. Rreth 25 minuta më vonë, loja rinisu dhe Drewes u zëvendësua nga sulmuesi Philipp Hofmann. Por, duket se të dyja ekipet ranë dakord të mos tentonin të shënonin dhe të humbnin kohë pa luajtur me topin.


Në tri minutat e fundit të ndeshjes, lojtarët kaluan topin nëpër fushë, ecën dhe biseduan me kundërshtarët, duke pritur që gjyqtari të shpallte përfundimin e ndeshjes. Bochum kishte bërë tri ndërrime gjatë ndeshjes, prandaj nuk ishte e mundur të futeshin portierë të tjerë për të zëvendësuar Drewes. Bochum përfundoi ndeshjen me nëntë lojtarë për shkak të mungesës së Drewes dhe një kartoni të kuq të mëparshëm.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll

Sport 14 Dhjetor 2024, 13:00

Benzema injoron Kylian Mbappen…

FRANCE - Kylian Mbappé ka marrë çmimin e dhënë nga 'France Football' për lojtarin më të mirë fra...