Sport

VIDEO / Napoli rikthehet tek fitorja, gjunjëzon Udinezen!

Napoli kthen diferencën prej dy pikësh me Atalantën kryesuese respektivisht 37 dhe 35 pikë.

14 Dhjetor 2024, 21:34 Nga DOSJA
VIDEO / Napoli rikthehet tek fitorja, gjunjëzon Udinezen!

ITALI - Napoli nuk ia lejon vetes dy gabime radhazi në Serinë A. Skuadra e drejtuar nga Antonio Conte iu imponua me rezultatin 1-3 Udineses në Friuli në një ndeshje që pati dy tablo: në pjesën e parë vendësit kaluan në epërsi që në minutën e 22-të me Thauvin, që duhet pranuar ishte me fat në ekzekutimin e penalltisë, pasi topi i pritur nga portieri Meret përfundoi sërish në këmbët e tij e më pas në rrjetë.

Në pjesë e dytë Conte e zgjoi ekipin e tij, me rezultatin që u kthye në ekulibër nga Lukaku në minutën e 50-të, për të ardhur më pas tek autogoli i Giannettit.

Golin e sigurisë, atë të rezultatit 1-3 e shënoi Anguissa në minutën e 81-të. Me këtë fitore, Napoli kthen diferencën prej dy pikësh me Atalantën kryesuese respektivisht 37 dhe 35 pikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 14 Dhjetor 2024, 13:00

Benzema injoron Kylian Mbappen…

FRANCE - Kylian Mbappé ka marrë çmimin e dhënë nga 'France Football' për lojtarin më të mirë fra...