Sport

VIDEO / Broja rikthehet në aksion, i papërmbajtshëm përballë Arsenalit!

Ndalet edhe Liverpooli, që mori vetëm një pikë ndaj Fulhamit në Anfield me rezultatin përfundimtar 2-2.

14 Dhjetor 2024, 21:28 Nga DOSJA
VIDEO / Broja rikthehet në aksion, i papërmbajtshëm

ANGLI - Armando Broja luajti për rreth gjysmë ore lojë në ndeshjes e kësaj të shtunë mes Arsenalit dhe Evertonit, ndeshje e zhvilluar në Emirates dhe që përfundoi me rrjeta të paprekura. Ishte minuta e 66-të kur Broja u hodh në fushë në vend të Calvert-Lewin, në rolin e sulmuesit të parë.

Sulmuesi  kuqezi dha shenja se po arrin formën e duhur fizike me disa sprinte të shkurtra dhe goditje të lira të fituara, duke i dhënë frymëmarrje ekipit të tij.


Ndalet edhe Liverpooli, që mori vetëm një pikë ndaj Fulhamit në Anfield me rezultatin përfundimtar 2-2. Vendësit u gjendën në disavantazh në minutën e 11-të falë golit të Pereiras e vetëm pesë minuta më vonë Robertson u ndëshkua me karton të kuqë duke vështirësuar gjithçka për ekipin e drejtuar nga Arne Slot.

Në fillim të pjesës së parë barazoi rezultatin holandezi Gakpo, por Fulhami mori  për herë të dytë epërsinë falë golit të Muniz në të 76-tën. Edhe pse në inferioritet numerik, Liverpooli shmangu humbjen me golin e Diogo Jotas katër minuta para përfundimit të kohës së rregullt, për rezultatin përfundimtar 2-2. Liverpooli vazhdon të kryesojë Premier League-n me 36 pikë, i ndjekur nga Chelsea (31) e Arsenali (30).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 14 Dhjetor 2024, 13:00

Benzema injoron Kylian Mbappen…

FRANCE - Kylian Mbappé ka marrë çmimin e dhënë nga 'France Football' për lojtarin më të mirë fra...