Sport

Kupa e Botës në Portugali 2030, Nani bën shaka: "Nuk kam dyshime, që Cristiano Ronaldo tani do të mbajë një dietë tjetër"

“Le të shpresojmë që Cristiano të jetë ende aty për të shënuar gola!"

13 Dhjetor 2024, 17:40 Nga DOSJA
Kupa e Botës në Portugali 2030, Nani bën shaka: "Nuk kam

PORTUGALI - FIFA ka caktuar zyrtarisht vendet e Kupës së Botës 2030 dhe 2034,  Spanja, Maroku, Portugalia dhe një pjesë e Amerikës së Jugut (Argjentina, Uruguaji dhe Paraguaji) do të jenë nikoqirë të Kupës së Botës.

Më pas do të jetë radha e Arabisë Saudite në vitin 2034. Vendimi i dyfishtë u mor nëpërmjet votimit të një kongresi virtual të FIFA-s, por pa dyshim që dy kandidaturat u gjendën të vetme në garë për çdo edicion.

“Mund të konfirmoj zyrtarisht se pritësit e Kupës së Botës FIFA 2030 do të jenë Maroku, Portugalia dhe Spanja. Me kënaqësi të madhe ju njoftoj se ndeshjet e festimit të 100-vjetorit si pjesë e Kupës së Botës FIFA 2030, do të priten bashkërisht nga Argjentina, Paraguaji dhe Uruguaji!”,- deklaroi presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino gjatë kongresit.

Dikush me siguri do të jetë përpjekur të llogarisë sa vjeç do të jetë Cristiano Ronaldo në vitin 2030. Arsyeja? Kupa e Botës do të luhet gjithashtu në vendin e CR7, por ai në atë kohë duhet t’i ketë kaluar 45 vitet.

Me lojtarin e Al Nassr nuk mund të thuash kurrë kurrë, por duket e ndërlikuar që ai të ketë sukses për të qenë i pranishëm. Megjithatë, Nani, i intervistuar në një event në Cidade do Futebol, tha me shaka për këtë mundësi: "Nuk kam asnjë dyshim! Ai do të mbajë një dietë tjetër dhe do të jetë vërtet atje. Le të shpresojmë që Cristiano të jetë ende aty për të shënuar gola!".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll