Sport

Të dielën, derbi i Manchesterit në sfond ‘gri’

Për Pep Guardiolën derbi i Manchesterit mund të jetë një moment i mirë për t’u rikthyer në rrugën e duhur.

13 Dhjetor 2024, 16:27 Nga DOSJA
Të dielën, derbi i Manchesterit në sfond ‘gri’

ANGLI - Manchester City ka humbur shumë terren ndaj rivalëve për titull, ndërsa edhe takimi i radhës paraqitet si mjaft i vështirë, duke parë formën e dobët të të besuarve të Guardiolës.

Në konferencën e sotme për shtyp trajneri spanjol i Cityt është munduar që të këshillojë të tijtë përpara këtij takimi të rendësishëm.

“Është një ndeshje futbolli. Mund të shikohet me emocion nga tifozët dhe ka qenë shumë e veçantë vitet e fundit. Në këto lloj ndeshjesh sa më pak emocional bëhesh, aq më mirë është”, tha Guardiola.

Manchester United në këtë sezon ka marrë vetëm 19 pikë, sasia më e vogël e pikëve e grumbulluara ndonjëherë nga “Djajtë e kuq” në epokën e Premier Ligës. Ndërkohë edhe City është në një moment negative, pasi që prej sezonit 2010-11 kurrë nuk kishte grumbulluar 27 pikë në 15 javë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll