Sport

Presidenti Ademi: “Eliminatoret, një mision i vështirë, por jo i pamundur”

Mision të vështirë, por jo të pamundur e ka vlerësuar ciklin e ardhshëm kualifikues të Botërorit 2026 për Kosovën, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

13 Dhjetor 2024, 17:00 Nga DOSJA

Presidenti Ademi: “Eliminatoret, një mision i vështirë, por

ZVICER - Pas hedhjes së shortit për Kupën e Botës 2026, presidenti i Federatës së Kosovës, Agim Ademi ka thënë se Grupi B, ku Kosova bën pjesë me Zvicrën, Suedinë dhe Slloveninë, është shumë i vështirë. Ai ka theksuar përvojën e madhe që kanë këto kombëtare në ngjarjet e mëdha. 

“Është një grup jashtëzakonisht i vështirë. Janë kombëtare të vërtetuara. Kanë qenë në kampionate Evropiane, si Sllovenia. Në Evropianin e fundit kanë qenë Sllovenia dhe Zvicra. Me Suedinë dhe gjitha të tjerat kemi luajtur, janë ekipe të cilat sigurisht që janë ekipe të vështira.

Është mision i vështirë, por jo i pamundshëm. Unë uroj që të jemi përsëri të kompletuar, të mos kemi dëmtime, të jemi të gjithë bashkë, ashtu siç kemi qenë në këtë kompeticionin e fundit. Besoj dhe uroj që ta japim më të mirën në këto ndeshje, dhe e them përsëri se nuk dyshoj në këtë ekip, në këtë grup me trajnerin, me punën e tyre. U uroj shumë fat të gjithëve. Shpresoj që do t’ia dalim këtë herë”, ka thënë presidenti Ademi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll