Sport

Trajneri i Kosovës, Franco Foda, optimist, ai e sheh grupin të kalueshëm…

Trajneri Franco Foda e sheh Grupin B kualifikues të Botërorit 2026, të kalueshëm për Kosovën.

13 Dhjetor 2024, 17:10 Nga DOSJA
Trajneri i Kosovës, Franco Foda, optimist, ai e sheh grupin të

ZVICER - Kosova është në grup bashkë me Zvicrën, Suedinë dhe Slloveninë, kundërshtarë me të cilët nuk ka bilanc pozitiv. Me Zvicrën ka tri barazime, ndërsa me Suedinë e Slloveninë ka vetëm humbje. 

Pas hedhjes së shortit, trajneri i përfaqësueses Dardane, u shpreh optimist: “Është një grup i vështirë, por shumë i balancuar. Avantazhi është se nuk duhet të udhëtojmë larg dhe tani do të merremi shumë intensivisht dhe në mënyrë specifike me kundërshtarët.

Në këtë grup, gjithçka është e mundur”,- ka deklaruar selektori Foda për Grupin B kualifikues të Kupës së Botës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll