Sport

Në një grup me Shqipërinë, mediat serbe: “Short më të keq nuk mund të kishte”...

Mediat serbe e kanë konsideruar si të vështirë shortin për eliminatoret e Kampionatit Botëror 2026 që mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

13 Dhjetor 2024, 15:19 Nga DOSJA
Në një grup me Shqipërinë, mediat serbe: “Short

SERBI - Përballë Anglisë dhe Shqipërisë, serbët mendojnë se short më të keq nuk mund të kishte për eliminatoret e Kupës së Botës 2026.

“Kur bëhet fjalë për vazon e parë, kombëtarja jonë nuk mund të kishte kaluar më keq. Luajtëm kundër Anglisë në Kampionatin Evropian dhe humbëm 1-0.

Ndeshjet kundër ekipit nga vazoja e tretë, pra Shqipërisë, do të jenë veçanërisht të vështira për arsye të njohura. Në teori, rivalët nga vazoja e katërt dhe e pestë nuk duhet të jenë problem për një ekip si ai i Dragan Stojkovićit”,- shkruan Kurir.

Serbia fillimisht do të përballet me një “play off” për të qëndruar në Ligën A të Kombeve, konkretisht një duel kundër Austrisë më 20 dhe 23 mars. Ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës do të zhvillohen nga marsi deri në nëntor të vitit të ardhshëm, ndërsa orari i ndeshjeve do të njoftohet më vonë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll