Sport

Fjalët e para të trajnerit të Serbisë, Dragan Stojkovic, edhe për Shqipërinë...

Kombetëraj serbe e futbollit ka zbuluar kundërshtarët e saj në kualifikueset e Botërorit.

13 Dhjetor 2024, 15:43 Nga DOSJA

Fjalët e para të trajnerit të Serbisë, Dragan Stojkovic,

SERBI - Në shortin e zhvilluar në Zyrih, u vendos që Serbia të luajë në grupin K dhe atje do të ketë një punë të vështirë, pasi do të ketë për rivalë Anglinë, Shqipërinë, Letoninë dhe Andorrën.

Trajneri Dragan Stojkoviç pajtohet me faktin se shorti i Zyrihut e vendosi Serbinë në një grup jashtëzakonisht të vështirë, por thotë se fusha do të jetë kriteri i vetëm dhe se fituesi nuk do të dihet deri në raundin e fundit të kualifikimeve:

“Për të shkuar në Kupën e Botës, duhet të fitosh. Synimi dhe prioriteti ynë numër një është shkuarja në SHBA, Kanada dhe Meksikë dhe do të bëjmë çmos që të jemi pjesëmarrës në finalet e Kupës së Botës në verën e vitit 2026,”- tha Stojkoviç menjëherë pas shortit dhe konfirmoi se anglezët janë padyshim favoritët e parë në grup.

“Ne luajtëm me ta në Kampionatin Evropian të Gjermanisë dhe nuk e meritonim humbjen. Në letër, për nga forca dhe cilësia, sigurisht që ata janë favoritët kryesorë për të fituar vendin e parë, çka nuk do të thotë se ne do të dorëzohemi paraprakisht. Ata ndryshuan trajnerin, por lojtarët janë të njëjtët që i njohëm mirë në ndeshjen në Gelsenkirchenit.

Fjalët e para të trajnerit të Serbisë, Dragan Stojkovic,

E rëndësishme është të përgatitemi mirë, të jemi të kompletuar dhe të presim me energji pozitive vendimet e ndeshjeve në kualifikime. Në planin fizik, taktik dhe psikologjik, përgatitja duhet të jetë në nivelin më të lartë të mundshëm, por jo vetëm në ndeshjen me Anglinë, por edhe në duelet me Shqipërinë, Letoninë dhe Andorrën”.

Për Stojkoviçin çdo ndeshje në grup ka një peshë specifike. “Eshtë një grup shumë sfidues. Shqiptarët kanë treguar përmirësim në lojën e tyre së fundmi dhe sigurisht që do të jenë një kundërshtar i vështirë.

Jam i lumtur që do të luajmë në Tiranë, në stadiumin e bukur, ku u luajt edhe finalja e Konferencës së Ligës. Jam i vetëdijshëm se dy duelet do të jenë interesante për disa arsye të tjera. Për sa na përket neve, nuk vihet në dyshim asgjë që nuk ka lidhje me futbollin. Ekskluzivisht një histori sportive, një sfidë e madhe dhe një mundësi për dy paraqitje cilësore futbollistike”, - e shprehur të qartë Dragan Stojkovic.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll