Sport

Presidenti i Federatës Serbe për sfidën me Shqipërinë: “Nuk po na presin me padurim!”

Shqipëria do të ketë përballë Serbinë në grupin K për kualifikueset e Botërorit 2026. Kundërshtarët e tjerë janë Anglia, Letonia dhe Andorra.

13 Dhjetor 2024, 16:49 Nga DOSJA

Presidenti i Federatës Serbe për sfidën me Shqipërinë:

SERBI - Presidenti i Federatës Serbe ka komentuar shortin. Dragan Dzajiç përdor ironinë, ndërsa shprehet se kundërshtarët nuk po e presin me padurim Serbinë.

“Nuk dua të hy, nëse duhet të ishte më i vështirë, apo më i lehtë. Ne e dimë se cili është qëllimi ynë dhe duhet të fokusohemi kryesisht tek vetja dhe përgatitja jonë. Është e rëndësishme që të jemi gati në çdo kuptim, psikologjikisht, fizikisht.

Anglia është sigurisht favorit, pavarësisht se me kë janë në grup, por ne mund të luajmë me ta. E përsëris, e rëndësishme është që të shkojmë nga ndeshja në ndeshje, të besojmë te vetja, cilësia që kemi.

Ne e dimë se çfarë duam, e dimë se sa mund të bëjmë, nuk mendoj se as të tjerët po na presin me padurim. Ne mund ta arrijmë qëllimin, gjithçka varet më së shumti nga ne”,- u shpreh presidenti i Federatës Serbe të futbollit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll