Sport

Kuqezinjtë, nga Hysaj te Muçit dhe Bajrami, në skenën e Europa League… Ja ndeshjet

Mbrëmjen e sotme do të luhen ndeshjet e raundit të 6-të të Europa League, të cilat do të përfshihen edhe kuqezinjtë të Kombëtares shqiptare. Njihuni me kalendarin e ndeshjeve...

12 Dhjetor 2024, 14:59 Nga DOSJA

Kuqezinjtë, nga Hysaj te Muçit dhe Bajrami, në skenën e

ZVICER - Takime mjaft interesante dhe shumë të rëndësishme do të luhen sonte në mbrëmje në dy orare të ndryshme, në Europa League.

Në fushë do të zbresin edhe ekipet e disa lotjarëve shqiptarë. Kështu Lazio e Elseid Hysajt do të duelojë me Ajax-in në transfertë, ndërsa po në transfertë do të luajë edhe Besiktas i Ernest Muçit. Turqit do të sfidojn në Bodo/Glimt.

Ndërsa në Gllazgou, do të luajë skuadra e Rangers, ku luan Nedim Bajrami. Mesfushori kuqezi do të sfidojë Tottenham në një sfidë që pritet të jetë mjaft e luftuar dhe ku skuadra e shqiptarit do të tentojë 3 pikët. Edhe Redon Xhixha me Qarabag do të luajnë në transfertë, teksa do të duelojnë me ELfsborg.

Mbrëmjen e sotme gjithashtu në fushë do të zbresin edhe Roma, Manchester United, Lyon, Galatasaray, Real Sociedad apo dhe Eintraht Frankfurt. Ja kalendari i ndeshjeve të sotme:

Kuqezinjtë, nga Hysaj te Muçit dhe Bajrami, në skenën e

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll