Sport

Befasuese!... Mavraj i futet politikës, do të kandidojë për deputet në Kosovë

Në zgjedhjet e ethshme parlamentare të shkurtit të vitin e ardhshëm, ish-mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj, futet në listë për deputet

12 Dhjetor 2024, 11:11 Nga DOSJA

Befasuese!... Mavraj i futet politikës, do të kandidojë për

KOSOVE - Befasuese!... Më 9 shkurt 2025 do të mbahen zgjedhjet parlamentare në Kosovë dhe ish-mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj është futur në listën për debutet në “Listën për Familjen”.

Qendërmbrojtësi shqiptar, siç duket përveç futbollit ka vendosur t’i futet politikës dhe diçka të tillë e ka konfirmuar debuteti Eman Rrahmani.

“Po, Mërgim Mavraj do të jetë kandidat për deputet nga Lista për familjen”,- ka deklaruar Rrahmani për “Klan Kosova”.

Kujtojmë se sot është afati i fundit për partitë politike për të dorëzuar në KQZ listat me emrat e kandidatëve për deputet dhe emri i Mavraj do të jetë pjesë e kësaj liste.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll