Sport

Shqipëria në vazon e tretë, nesër shorti i Botërorit 2026… ja ndarja e grupeve!

Do të jetë Botërori i parë me 48 ekipe. Faza kualifikuese në Evropë do të fillojë në mars të vitit 2025 dhe do të përfundojë në mars 2026. Në të, 12 skuadra do të kualifikohen drejtpërdrejt dhe 4 përmes një raundi kualifikues.

12 Dhjetor 2024, 14:44 Nga DOSJA

Shqipëria në vazon e tretë, nesër shorti i Botërorit

ZVICER - Të premten, më 13 dhjetor, ora 12:00, UEFA do të hedhë në Zyrih shortin për eliminatoret e Kupës së Botës FIFA 2026, aktivitet që do të organizohet nga  Kanadaja, Meksika dhe Shtetet e Bashkuara.

Do të jetë Botërori i parë me 48 ekipe. Faza kualifikuese në Evropë do të fillojë në mars të vitit 2025 dhe do të përfundojë në mars 2026. Në të, 12 skuadra do të kualifikohen drejtpërdrejt dhe 4 përmes një raundi kualifikues.

Për këtë fazë, ekipet evropiane do të hidhen në short për të formuar 12 grupe me 4 dhe 5 skuadra, të cilat do të luajnë ndeshje me vajtje-ardhje. Grupet me 5 anëtarë do të fillojnë të luajnë në marsin e ardhshëm, grupet me 4 skuadra do ta bëjnë këtë në shtator të vitit të ardhshëm, të gjitha do të përfundojnë në nëntor.

4 skuadrat më të klasifikuara në Nations League 2024/25, që nuk kanë qenë të parat apo të dytat në grup, pra 16 skuadrat e treta, do të marrin pjesë në një short për të formuar  katër raunde kualifikuese me nga 4 skuadra secila, të cilat do të zgjidhen me ndeshjet gjysmëfinale dhe finale në dritaren ndërkombëtare të marsit 2026, midis 26 dhe 31 të atij muaji. 

Çerekfinalistët e Nations League, Gjermania, Kroacia, Danimarka, Spanja, Franca, Italia, Holanda dhe Portugalia do të jenë pjesë e vazos 1, si vendet më të renditura në renditjen e UEFA-s.

Ja vazot e shortit të UEFA-s për Kupën e Botës 2026

Vazo 1: Franca, Spanja, Anglia, Portugalia, Holanda, Belgjika, Italia, Gjermania, Kroacia, Zvicra, Danimarka dhe Austria

Vazo 2: Ukraina, Suedia, Turqia, Uellsi, Hungaria, Serbia, Polonia, Rumania, Greqia, Sllovakia, Çekia dhe Norvegjia

Vazo 3: Skocia, Sllovenia, Republika e Irlandës, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Gjeorgjia, Finlanda, Islanda, Irlanda e Veriut, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina dhe Izraeli

Vazo 4: Bullgaria, Luksemburgu, Bjellorusia, Kosova, Armenia, Kazakistani, Azerbajxhani, Estonia, Qipro, Ishujt Faroe, Letonia dhe Lituania

Vazo 5: Moldavia, Malta, Andorra, Gjibraltari, Lihtenshtajni dhe San Marino

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll