Sport

Maresca 'ulëret' në Kazakistan: "Tetë orë fluturim nuk është një kohë normale"...

Trajneri italian i Chelsea është ankuar për kushtet ekstreme që kërkon një udhëtim i tillë, duke qenë se për të mbërritur në Almaty, duhen 16 orë udhëtim vajtje-ardhje, ku do të luajnë kundër Astanës në -11°C.

12 Dhjetor 2024, 09:00 Nga DOSJA

Maresca 'ulëret' në Kazakistan: "Tetë orë

KAZAKISTAN - Në krye të renditjes së Conference League për të dominuar pa sfidë,  Chelsea ka gjetur vetëm fitore në fushën evropiane dhe mjaft të qarta.

Me 18 gola të shënuar dhe vetëm tre gola të pësuar, Blutë janë kërcënimi numër një në kompeticion dhe kandidati kryesor për të ngritur trofeun në qiell në fund të sezonit.

Sot, megjithatë, skuadra londineze do të përfshihet në një ndeshje shumë të vështirë jashtë fushe në Kazakistan, ndaj Astanës, sidomos për shkak të kushteve atmosferike që do të duhet të përballojnë djemtë e trajnerit Enzo Maresca.

Për këtë ka folur vetë trajneri italian, i cili foli dje në konferencën për shtyp. Duke u ankuar për kushtet ekstreme që kërkon një udhëtim i tillë, duke qenë se për të mbërritur në Almaty duhen 16 orë udhëtim vajtje-ardhje, ku do të luajnë kundër Astanës në -11°C.

Pas kësaj, Chelsea do të mund të kthehet në shtëpi vetëm të premten në mëngjes, përpara se të përgatitet për ndeshjen kundër Brentford në Premier League të dielën:

"Tetë orë (fluturim) në një drejtim nuk është një kohë normale (për një udhëtim) për një ndeshje, por duhet të shkojmë atje, duhet të luajmë dhe duam të përpiqemi të bëjmë më të mirën, duke menduar edhe për ndeshjen e radhës”,- filloi Maresca.

Italiani konfirmoi se disa lojtarë të ekipit do të kursehen për udhëtimin, përfshirë anësorin anglez Noni Madueke, ndërsa anësori portugez Pedro Neto do të pezullohet për ndeshjen e së dielës kundër Brentford.

Të rinjtë Ato Ampah, Shumaira Mheuka, Harrison McMahon, Kaiden Wilson, Richard Olise dhe Harrison Murray-Campbell janë pjesë e ekipit që do të largohet: "Kushdo që nuk është i përfshirë nesër (sot), para së gjithash, do të stërvitet dhe do të duhet të stërvitet mirë”,- paralajmëroi trajneri 44-vjeçar.

"Asnjëherë nuk e dini nëse mund të kemi nevojë për një nga djemtë që do të luajë sot dhe të dielën. Në mënyrë ideale, ne preferojmë të mos e bëjmë këtë. Ne do të aterojmë në orën 6 të mëngjesit të së premtes dhe nuk është normale për asnjërin prej tyre, nëse ai ulet në orën 6 të mëngjesit të së premtes të luajmë sërish të dielën, por nëse na nevojitet, ata do të bëjnë përpjekje”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll