Sport

Shantazh ndaj familjes së Michael Schumacher: dyshime për ish-infermieren...

I pandehuri dhe një ish-punonjës i familjes, përmend edhe emrin e gruas së tij

12 Dhjetor 2024, 10:00 Nga DOSJA

Shantazh ndaj familjes së Michael Schumacher: dyshime për

GJERMANI - Në Gjermani prokuroria po shqyrton rastin e shantazhit ndaj familjes së Michael Schumacher, ku mund të përfshihet edhe ish-infermierja e ish-kampionit botëror të Formula 1, i cili u plagos rëndë në një aksident me ski në fund të vitit 2013.

Gjatë seancës së parë të gjyqi për tentativë shantazhi, Yilmaz T., një nga dy të dyshuarit kryesorë, pretendoi se edhe gruaja e tij ishte e përfshirë në krim. Më pas, një punonjës i Schumacher i thirrur për të dëshmuar, emëroi gjithashtu infermieren.

Që në fillim kishte dyshime, se gruaja e pushuar nga puna në mars 2020, ishte përfshirë në marrjen e pamjeve dhe videove, me të cilat Yilmaz T. donte të shantazhonte familjen e ish-pilotit, duke kërkuar 15 milionë euro për të mos zbuluar informacionin konfidencial.

Prokuroria njoftoi se informacionet në lidhje me ish-infermieren e Schumacher do të shqyrtohen dhe vlerësohen në detaje, “bazuar në gjendjen aktuale të hetimit”. Më pas do të vendoset nëse gruaja do të hetohet.

Infermierja u thirr për të dëshmuar nga Gjykata e Qarkut Wuppertal në ditën e parë të gjykimit, por ajo nuk u paraqit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll