Sport

Tronditet futbolli kosovar, lojtari 22-vjeçar humbi "ndeshjen" e jetës...

22-vjeçari pësoi një goditje në zemër gjatë një seance stërvitore me skuadrën e tij dhe prej më shumë se një muaji ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore.

12 Dhjetor 2024, 11:19 Nga DOSJA

Tronditet futbolli kosovar, lojtari 22-vjeçar humbi "ndeshjen"

KOSOVE - Një lajm i trishtë trondit botën e futbollit kosovar. Ndahet nga jeta lojtari i Vushtrisë, Erjon Morina.

22-vjeçari pësoi një goditje në zemër gjatë një seance stërvitore me skuadrën e tij dhe prej më shumë se një muaji ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Morina ka humbur “ndeshjen” më të rëndësishme të jetës së tij ditën e sotme. Lajmin tragjik e ka bërë të ditur babai i tij me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“Ylli babit ike në qiell. Na thave zemrat Erjon! Do jetojmë të ngrysur me kujtimet më të bukura për ty! Do jesh ylli që do na ndriçon gjithmonë”,- shkruan Ilir Morina, babai i Erjonit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll