Sport

Prishet avioni para nisjes për t’u kthyer, Interi kalon natën në Gjermani

Zikaltërve iu desh të ndryshonin planet për kthimin në Itali, duke kaluar natën në Gjermani

12 Dhjetor 2024, 09:30 Nga DOSJA

Prishet avioni para nisjes për t’u kthyer, Interi kalon natën

ITALI - Ndryshim i papritur plani: Interit iu desh të kalonte natën në Gjermani, pas  disfatës ndaj Bayer Leverkusenit, duke e çuar kështu rikthimin në Itali për të mërkurën.

Një defekt teknik në avionin që duhej të çonte ekipin në shtëpi, i ndodhur pak para nisjes, ka prishur kështu planin e pas ndeshjes.

Megjithatë, të mërkurën ishte ditë pushimi për grupin: nga sot Inzaghi do të nisë përgatitjet për ndeshjen kundër Lazios, të hënën e ardhshme.

Pesë ditë, të cilat megjithatë nuk do të mjaftojnë për të lejuar rikuperimin e lojtarët Acerbi apo Pavardin, të cilët u dëmtuan në sfidën ndaj ‘Aspirinave’.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll