Sport

Ferran Torres hyn si zëvendësues dhe del si hero: "Me lojtarë si Yamal, apo Pedri, më duhet përherë të vrapoj"

“Unë hyra në fushë për të ndihmuar ekipin, ata po na bënin presion”

12 Dhjetor 2024, 08:00 Nga DOSJA

Ferran Torres hyn si zëvendësues dhe del si hero: "Me

SPANJE - Kur i jepet rasti, Ferran Torres shfaqet. Ai kishte luajtur vetëm 101 minuta përpara mbrëmjes të së mërkurës, por pasi zëvendësoi Lewandowski në minutën e 71-të, sulmuesi spanjol nuk humbi kohë për të ndriçuar rrugën e tij, duke shënuar dy gola shumë të rëndë kundër Borussia Dortmund, në fitoren përfundimtare 2-3 të Barcelonës.

Duke folur për Movistar pas fitores, 24-vjeçari u shpreh kështu: “Këto janë ndeshje që na lejojnë të formojmë një grup, sepse mundëm të vuanim. Pas barazimit të tyre, në vend që të rrëzoheshim, ne reaguam shumë mirë”,- vijoi ai.

Për dopietën ndaj BVB-së: “Unë hyra në fushë për të ndihmuar ekipin, ata po na bënin presion. Me lojtarë si Lamine Yamal apo Pedri, thjesht më duhej të vrapoja në hapësirë."

Ndërsa ishte në rikuperim nga dëmtimi i muskujve të kofshës, që e mbajti jashtë fushës, vetëm për t'u kthyer më pas kundër Las Palmas dhe për të shënuar 4 gola në 4 ndeshjet e fundit, Ferran Torres u shpreh: "Kjo është e gjitha. Të rikuperojmë ndjesitë, fitoren, unitetin, mënyrën se si i festojmë golat. Fitoren ua dedikoj të gjithë njerëzve që erdhën që Dortmund”.

Së fundi, edhe një koment se çfarë ka për të përmirësuar: “Ka gjithmonë vend për t’u përmirësuar. Jemi një skuadër shumë e re, kemi shumë hapësirë ​​për përmirësim”.

B.T Dosja.al)

Sondazh

Poll