Sport

VIDEO/ Schlotterbeck, imazhe të frikshme të dëmtimit të kyçit të këmbës... Borussia Dortmundi dridhet!

Në aksionin e fundit të ndeshjes ndaj Barcelonës, mbrojtësi ka pësuar një dëmtim të rëndë në këmbën e djathtë në rënie, pasi tentoi një goditje me kokë mbi portën e katalanasve.

12 Dhjetor 2024, 07:30 Nga DOSJA

VIDEO/ Schlotterbeck, imazhe të frikshme të dëmtimit të

GJERMANI - Nga e keqja te më e keqja për Borussia Dortmundin. Pasi panë rikthimin e Barcelonës, të nënshkruar nga dopieda e zëvendësuesit Ferran Torres, verdhezinjve të Dortmundit u desh të përballonin edhe një humbje tjetër të rëndë. 

Nico Schlotterbeck, qendërmbrojtësi i BVB-së, mund të jetë dëmtuar rëndë në përballjen e ditës së gjashtë të Champions League.

Në fakt, në aksionin e fundit të ndeshjes ndaj Barcelonës, lojtari i lindur në vitin 1999 ka pësuar një dëmtim të rëndë në këmbën e djathtë, pasi tentoi një goditje me kokë mbi portën e katalanasve, pas një dueli me Pau Cubarsi.

Ulja, pas kërcimit, nuk ishte saktësisht me fat. Në të vërtetë, Schlotterbeck u ul keq dhe menjëherë ndjeu dhimbje të jashtëzakonshme, duke qëndruar në tokë për disa minuta në zonën e penalltisë së kundërshtarëve spanjolë, ku u asistua nga mjekët e Borussia Dortmundit.

Më pas, Schlotterbeck, me duart në fytyrë, u largua nga fusha me barelë. Trajneri, Nuri Sahin, shprehu shqetësimin e dukshëm para mikrofonëve të DAZN për episodin: "Nuk kam ende një diagnozë. Nico është dukshëm i dëmtuar shumë. Do të ishte një fatkeqësi nëse ai do të qëndronte jashtë skuadrës, por unë i kam parë fotot dhe ato nuk duken aspak të mira”.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll