Politike

Bislimi: Vuçiç tu japë autonomi shqiptarëve në tre komunat e Luginës!

Bislimi përmes një postimi në "X" shkruan se Vuçiç duhet të ofrojë një model të tillë për shqiptarët në tri komunat në Luginë të Preshevës.

11 Dhjetor 2024, 18:25 Nga N.F

 

Bislimi: Vuçiç tu japë autonomi shqiptarëve në tre
Bislimi

 

KOSOVË- Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka reaguar ndaj deklarimeve të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç për modelet autonome evropiane. Bislimi përmes një postimi në "X" shkruan se Vuçiç duhet të ofrojë një model të tillë për shqiptarët në tri komunat në Luginë të Preshevës.

“Vuçiç vlerëson modele të ndryshme të autonomive evropiane. Ai duhet të udhëheqë me shembull duke u ofruar një model të tillë shqiptarëve të tri komunave në jug”, ka shkruar Bislimi në X.


Ai shkruan në Serbi ka më shumë shqiptarë sesa serbë në Kosovë. Së fundi, Berliner Zeitung ka shkruar për fjalimin e Vuçiç javën e kaluar në Cyrih, se si publiku në sallë ka mbetur i shtangur në disa raste.

Duke folur për Ballkanin, Vuçiç vlerësoi se konflikti mund të ishte i qetë nëse rajoni pranohej plotësisht në BE, shkruan Berliner Zeitung dhe thekson se presidenti i Serbisë përmendi Tirolin e Jugut, Alsasën “si shembuj të suksesshëm nga kohët e fundit”.

bislimi vucic

Sondazh

Poll