11 Dhjetor 2024, 18:29
Nga r.ll
pamje nga takimi
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon në selinë blu takim me kryetarët e degëve. Berisha tha gjatë fjalës së tij se mbledhja e sotme vjen në një ditë historike për Partinë Demokratike dhe në kushte totalisht të kundërta me ato të një viti më parë.
Ai tha se sot PD është forca politike që u qëndroi sulmeve më të egra dhe gëzon mbështetjen më të madhe që ka patur ndonjëherë ndonjë forcë politike.
PJESË NGA FJALA E BERISHËS:
Një përshëndetje të përzemërt të gjithë juve, drejtues të qarqeve, drejtues të degëve të PD, deputetë dhe një urim, gëzuar Ditën e Themelimit të Partisë Demokratike. Ne mblidhemi sot në këtë ditë historike për PD në kushte diametralisht të kundërta me ato që kemi kremtuar një vit më parë në përvjetorin e PD.
Sot, ne mblidhemi pasi kanë dështuar të gjitha përpjekjet e narkoshtetit të Edi Ramës dhe mafies ndërkombëtare për të asgjësuar në një formë ose në një tjetër PD. Për të asgjësuar pluralizmin politik, de facto, për ta shndërruar atë në pluralizëm burokratik. Mblidhemi sot si forca politike që u qendroi sulmeve më të egra, më të pamerituara, por që qendrojmë me besim të madh tek vlerat që anëtarët dhe mbështetësit e saj ndajnë me njëri-tjetrin dhe që janë vlera të cilat ndajnë njerëzit e lirë në mabrë botën.
Dhe, është pikërisht ky fakt, që ne qendruam për këto vlera. Qendruam për dinjitetin njerëzor, për interesin kombëtar, për familjen, për garën e hapur. Është pikërisht kjo qendresë, e cila mori vlerësimin më të madh në shkallë europianë dhe botërore. Sot, ne kremtojnë ditëlindjen PD, nga një forcë nga më e izoluara, në mënyrë të pamerituar që ishim një vit më parë, tek forca me mbështetjen absolute më të madhe që ka patur ndonjëherë ndonjë forcë politike.
Dhe kjo, është një mirënjohje e madhe ndaj të gjithë anëtarëve dhe mëbshtetësve tanë, udhëheqës, drejtues të PD, në qendër dhe në bazë, të cilët me qëndresën e tyre, me kauzën që mbrojtën arritën të shndërrojnë në çështje botërore, në çështje ndërkombëtare çështjen që ata mbrojnë, kauzën për të cilën ata luftuan dhe luftojnë. Dhe në këtë aspekt, pra, në sot mblidhemi në kushte diametralisht të kundërta me ato kushte që ishim një vit më parë.
sali berisha pd
Politike
11 Dhjetor 2024, 18:18
E. D
Artan Grubi
SHKUP- Prokuroria e Shkupit njoftoi të mërkurën se e ka nisur një hetim kundër ish-zëvendëskryeministrit t&e...
Politike
11 Dhjetor 2024, 17:48
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij në takimin e Komisionit të Posaçëm për Antikorrupsionin, i ...
Politike
11 Dhjetor 2024, 17:54
E. D
Albin Kurti
HAGË- Prokuroria Speciale i ka bërë ftesë për të dëshmuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit. ...
Politike
11 Dhjetor 2024, 17:34
N.F
Takimi
KOSOVË- Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka zhvilluar ditën e sotme një takim me raportuesin për Ko...
Politike
11 Dhjetor 2024, 17:27
r.ll
edi rama
TIRANË- Duke folur për procesin e integrimit, kryeministri Edi Rama tha se volumi i detyrave që duhen plotësuar është...
Politike
11 Dhjetor 2024, 17:18
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha në takimin, ku të pranishëm ishin edhe ambasadorët e akredituar në vendin tonë...
Politike
11 Dhjetor 2024, 17:09
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në takimin e nivelit të lartë me praninë e ambasador&eum...
Politike
11 Dhjetor 2024, 16:51
r.ll
monika kryemadhi
TIRANË- Deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi, e shoqëruar nga vajza e saj Bora, ka lënë ambientet e Prokuroris&eu...
Politike
11 Dhjetor 2024, 16:37
r.ll
silvio gonzato
TIRANË- Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato ishte i pranishëm në takimin e nivelit të lart...
Politike
11 Dhjetor 2024, 16:34
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike ka zhvilluar ditën e sotme një takim me kryesinë e PD Lezhë. Gjatë ...