Politike

"Është përmbyllur faza më themelore për integrimin", Rama: Çdo ndryshim në reformën në drejtësi në funksion të integrimit kalon përmes BE dhe SHBA

Kryeministri foli edhe për akuzat që me krijimin e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion, po tenton të bllokojë punën e SPAK dhe Reformës në Drejtësi.

11 Dhjetor 2024, 17:09 Nga r.ll
"Është përmbyllur faza më themelore për
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në takimin e nivelit të lartë  me praninë e ambasadorëve të akredituar në Shqipëri, për procesin e thellimit të reformave të mirëqeverisjes, sundimit të ligjit dhe antikorrupsionit. Rama tha se Shqipëria ka mbyllur fazën më themelore të procesit të integrimit.

Ai u shpreh se faza tjetër i përket detyrave që duhet të kryejë e gjithë Republika e Shqipërisë. Kryeministri foli edhe për akuzat që me krijimin e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion, po tenton të bllokojë punën e SPAK dhe Reformës në Drejtësi. Më tej u shpreh se PS ishte forca politike që krijoi reformën dhe jo SHBA apo Europa.

"Fatmiri, sebepi i këtij takimi të lartë, tha se ky proces ka startuar një vit më parë. Dokumenti analitik prej 700 faqesh dhe puna e bërë janë pjesë e gjysmës së dytë të ktij viti. Gjysma e parë është konsumuar me frymën e skepticizmit. Lidhur me këtë që ne sot jemi këtu për të diskutuar pasi është përmbyllur një faze e parë themelore për këtë proces. Dyshimet dhe hezitimet kanë qenë shqetësuese se nuk e kemi luksin të humbim kohë për gjëra që janë të qarta. Por kanë qenë edhe provë se pjesa e mbështetësve të sinqerte të rrugës europiane të Shqipërisë nuk e kanë idenë se çfarë është kjo fazë e negociatave për naëtarësimin. Kjo fazë është marramendëse për detyra konkrete që duhet të kryejë Republika e Shqipërisë jo vetëm qeveria. Ambicia jonë është të anëtarësojmë Shqipërinë në BE brenda kësaj dekade, shtuar këtu plani i rritjes na e bëjnë të pamundur të jetojmë qetësisht me skepticizmat, dyshimet, ngurrimet le më pastaj me përpjekjet për ta penguar procesin. Fatmir Xhafaj dhe Edi Rama kanë një plan të errët për të bllokuar SPAK dhe Reformën në Drejtësi. U tha se po bënim mbledhje sekrete, po thurrnim komplote. Dhe natyrisht kur përmend SPAK ka shumë sensibilitet dhe ka shumë forca që dalin në mbrojtje. Dua t’ua kujtoj të gjithëve, duke filluar nga aleatët tanë strategjikë dhe të gjithë atyre qe janë përfshirë në këtë proces, mos kini asnjë merak konsiderojini si hudhra që do pengojnë syrin e keq për t’ju marrë më sysh, të gjitha akuzat që ju bëhen. PS, forca që qeveris vendin prej 2013, është forca udhëheqëse për reformën në drejtësi, dhe pa këtë forcë, vullnetin e saj të hekurt, jo Amerika, jo Europa, po të gjithë të bëheshin bashkë, nuk do e bënin dot reformën në drejtësi. Sikundër, pa mbështetjen e aleatëve strategjikë, kjo reformë do të kishte një rrugë krejt tjetër dhe do të ishte e pamundur. Nuk kemi kohë as për të humbur dhe as për të pritur ata që kanë një agjendë tjetër dhe që nuk u intereson integrimi në BE, qoftë edhe me arsyen se duan ta bëjnë vetë”, tha Rama.

Ai tha më tej se çdo prekje në reformën në drejtësi në funksion të detyrave të anëtarësimit në BE duhet të kalojë përmes BE dhe SHBA.

“Forca që garanton reformën në drejtësi është Partia Socialiste, nuk duhej të ishte kështu, por kjo është e vërteta. Duhej të ishin të gjitha forcat, por kemi pamundësinë sot për të pasur një mendje për reformën në drejtësi, pasi ka qasje krejt të kundërta. Kemi një fat shumë të madh, që është fati i Shqipërisë dhe ky fat quhet Bashkimi Europian, ku liritë individuale, rendi ligjor dhe institucionet demokratike janë të garantuara". u shpreh ai. 

edi rama

Sondazh

Poll