Politike

"Forcat e pabashkueshme ne nuk i bashkojmë dot", Rama: Nuk do të presim dhe as lejojmë askënd të na pengojë të shkojmë përpara

Rama tha se forcat e pabashkueshme, i cili i referohej opozitës, duan t'ju bashkohen në rrugë për anëtarësimin e vendit në BE brenda kësaj dekade, janë të mirëpritur.

11 Dhjetor 2024, 17:48 Nga r.ll
"Forcat e pabashkueshme ne nuk i bashkojmë dot", Rama: Nuk do
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij në takimin e Komisionit të Posaçëm për Antikorrupsionin, i cili u zhvillua me praninë e ambasadorëve të akredituar në Shqipëri për procesin e thellimit të reformave. 

Rama tha se forcat e pabashkueshme, i cili i referohej opozitës, duan t'ju bashkohen në rrugë për anëtarësimin e vendit në BE brenda kësaj dekade, janë të mirëpritur. Por gjithashtu ai u shpreh se qeveria e tij dhe Partia Socialiste nuk do të presë dhe nuk do të lejojë askënd që ta pengojë vendin që të shkojë përpara.

“Të gjitha këto duan të thonë që ne mund të arrijmë këtë (Vizioni 2030). I kemi të gjitha mundësitë ta arrijmë, por duhet të bashkojmë të gjitha forcat e bashkueshme. Forcat e pabashkueshme ne nuk bashkojmë dot. Nëse forcat e pabashkueshme duan të na bashkohen ne, ne i presim me krahët hapur. Edhe komisioni i cili është votuar nga kuvendi si komision gjithëpërfshirës i ka vendet aty bosh për ata të cilët mund të vijnë të ulen në çdo sekond dhe të jenë të mirëpritur. Por nuk ka shans që të ketë këtu të paktën për sa kohë unë do jem në drejtimin e kësaj qeverie e për sa kohë PS do udhëheqë këtë vend që duke thënë unë nuk vij të ulem, të na pengojë ne që të vazhdojmë të shkojmë përpara. Ne nuk do të presim askënd se nuk mund ta presim dot. Në rastin më të keq ne do presim partnerët tanë kur nuk janë të bindur që ne nuk jemi duke fshehur ndonjë gjë.  Këtë do ta bëjmë sepse i kemi miq në shtëpinë tonë dhe ju e dini që mikut nuk i prishet kurrë. Por forcë tjetër ne nuk presim. E di që ky është një problem, e di që ky është një minus dhe është korrekte dhe ajo që u përmend këtu, klima politike, bashkëpunimi i forcave politike, është shumë korrekte.

Por me dy zgjedhjeve që ne të presim një bashkëpunim që e dimë që nuk do ndodhë deri kur do ndodhë dhe që të humbasim kohë dhe ndërkohë të fitojmë çdo minutë dhe gjithmonë të gatshëm për çdo bashkëpunim ne e kemi bërë zgjedhjen tonë dhe kjo është zgjedhja jonë: Të vazhdojmë të thellojmë të gjitha reformat, ta bëjmë të pakthyeshme ndarjen mes pushteteve, të thellojmë dhe ta bëjmë të pakthyeshme rrugën e luftësë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar që është një luftë e gjithë shtetit jo thjesht e një, dy, tre institucioneve, të garantojnë pavarësinë dhe pakthyeshmërinë e pavarësisë së institucioneve të drejtësisë dhe të fusim Shqipërinë në BE. Pastaj me siguri mendje më të ndritura, të rinj më të urtë se unë që nuk jam më aq i ri, por nuk urtësohem aq sa do duhej do bëj më të mirën dhe Shqipëria do bëhet vendi ku qeveria dhe opozita do jetojnë të lumtur. Por deri atëherë ne do të futemi në Bashkimin Europian”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll