Politike

Raportet për prokurorimet publike dhe masat kundër pastrimit të parave, Rama: BE dhe Indeksi i Bazelit nuk janë gazeta gjermane apo emisione skandalesh italiane

Rama tha se Bashkimi Europian nuk dhuron asgjë pa punë, ku mori i shembull Ukrainën, që sipas tij edhe pse aktualisht ka mbështetje të madhe, sërish nuk anëtarësohet pa kryer të gjitha detyrat. 

11 Dhjetor 2024, 17:27 Nga r.ll
Raportet për prokurorimet publike dhe masat kundër pastrimit të
edi rama

TIRANË- Duke folur për procesin e integrimit, kryeministri Edi Rama tha se volumi i detyrave që duhen plotësuar është i madh. Rama tha se Bashkimi Europian nuk dhuron asgjë pa punë, ku mori i shembull Ukrainën, që sipas tij edhe pse aktualisht ka mbështetje të madhe, sërish nuk anëtarësohet pa kryer të gjitha detyrat. 

Ai komentoi edhe raportet e BE dhe Indeksit të Bazelit për prokurorimet publike, ku sipas tij Shqipëria mban vendin e parë, dhe masat kundër pastrimit të parave. Këto raporte sipas kreut të qeverisë nuk janë si gazetat gjermane apo emisionet italiane.

"BE është vendi ku liritë individuale, rendi ligjor dhe insitucionet demokratike janë të garantuara. Volum i detyrave që duhen bërë është i jashtëzakonshëm. BE nuk fal as nuk dhuron asgjë. Edhe Ukraina që ka gjithë këtë mbështetje, nuk anëtarësohet pa kryer gjitha detyrat. Prandaj ky proces është bekim për të ndërtuar Europën këtu. Reformën në Drejtësi nuk mjafton të duash ta bësh duhet dhe të dish ta bësh. Sot, e thotë dhe BE që Shqipëria është vendi i parë në prokurimet publike. Për të arritur në këtë perfundim, BE që nuk është gazetë gjermane, përdor ekspertë që analizojnë vëndet. Shqipëria është e para dhe prokurimet publike hyjnë kapitullin themelor. Sistemi tonë të prokurimeve publike, BE e cilëson sistem europian. Sado e cuditshme tju duket atyre që cdo minutë ditës përdorin fjalën korrupsion. Ato që e barazojnë Shqipërinë me korrupsionin. Del Indeksi i Bazelit që nuk është gazetë gjermane apo emsion skandalesh italiane, që thotë se ka bërë progres në ndalimin e pastrimit të parave. Për të dyja këto e dimë se ku referohen studimet. Tek faktet, jo perceptimet.", tha Rama. 

edi rama

Sondazh

Poll