Politike

"Integrimi i BP në Bashkimin Europian në krye të prioriteteve", Gonzato: Shqipëria ka një mundësi historike përpara për anëtarësimin në union

Gjatë fjalës së tij në takim, Gonzato tha se integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor mbetet në krye të prioriteteve të tyre

11 Dhjetor 2024, 16:37 Nga r.ll
"Integrimi i BP në Bashkimin Europian në krye të
silvio gonzato

TIRANË- Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato ishte i pranishëm në takimin e nivelit të lartë  me praninë e ambasadorëve të akredituar në Shqipëri, për procesin e thellimit të reformave të mirëqeverisjes, sundimit të ligjit dhe antikorrupsionit. Gjatë fjalës së tij në takim, Gonzato tha se integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor mbetet në krye të prioriteteve të tyre. Ndër të tjera ai tha se Shqipëria ka një mundësi historike për të përfunduar procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian. 

Gonzato: Shqipëria ka një mundësi historike përpara, perspektiva për tu bërë anëtare e BE është reale. Institucionet kanë përgjegjësinë historike për të barë realitet këtë.Tashmë gjerat po ecin përpara. Institucionet shqiptare duhet të japin rezultate për një grup reformash dhe objektivash të përkufizuara në fushat si sundimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, të drejtat themelore, përfshirë lirinë e medias, konsolidimi i reformës në drejtësi dhe reforma në administratën publike.

Shqipëria është angazhuar të forcojë pavarësinë e magjistratëve dhe sistemit të prokurorisë dhe gjyqësorit për të konsoliduar llogaridhënien dhe integritetin. Do të vazhdojmë të theksojmë se një proces i tillë duhet të përfshijë konsultimin e aktorëve dhe të reket për gjithë përfshirje dhe mbështetje ndërpartiake, ky duhet të mbetet një objektiv nëse nuk është realizuar.

silvio gonzato

Sondazh

Poll