11 Dhjetor 2024, 16:34
Nga N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike ka zhvilluar ditën e sotme një takim me kryesinë e PD Lezhë. Gjatë fjalës së tij Berisha tha se bota nuk rrotullohet rreth PD-së por e vërteta është se bota këtë muaj, ka mbështetur këtë parti, me tre rezoluta nga më të fuqishmet, nga më seriozet nga më të rëndësishmet. Ai gjithashtu foli në lidhje me fitoren e presidentit të sapozgjedhur amerikan, Donald Trump.
Ai u shpreh se fitorja e Trump ishte pothuaj hyjnore. Sipas tij ajo rrymë që kërcënonte të vinte në pushtet ishte ekstremi i ekstremit të majtë. Berisha shtoi se ata morën një goditje të jashtëzakonshme, të merituar dhe perandoria globale e Xhorxh Sorosit mori një goditje fatale.
Fjala e Berishës:
Në rrafshin ndërkombëtar. Sot ju e keni të qartë. Nuk them se, bota rrotullohet rreth PD, kurrën e kurrës, por e vërteta është se bota këtë muaj, ka mbështetur këtë parti, më shumë se çdo parti tjetër në histori, me tre rezoluta nga më të fuqishmet, nga më seriozet nga më të rëndësishmet.
Ishte dhe duhet të zbërthejmë mirë me anëtarët dhe mbështetësit tanë. Ishte pothuaj hyjnore, fitorja e Donald Trump. Ajo rrymë që kërcënonte të vinte në pushtet, ajo ishte ekstremi i ekstremit të majtë. Absolutisht ishte ekstremi i ekstremit të majtë, e cila në emër të këtij ekstremi gjeti të merrej me identitetin njerëzor.
Tani fuqia do të përdorej për të ndryshuar identitetin e njeriut. Krijimi i njeriut të ri u tejkalua, tani duhej krijuar biologjikisht njeriu i ri. Dhe a pat pasqyrim? Shumë të madh, e sollën ligjin në parlament për fermat e fëmijëve. Ngritën klinikat, u bën të gatshme klinikat. Por ata morë një goditje të jashtëzakonshme, të merituar dhe perandoria globale e Xhorxh Sorosit mori një goditje fatale. Çdo anëtar, çdo simpatizant, çdo mbështetës i yni duhet të ndihet i lehtësuar, duhet të ndihet mirë me veten se i qëndruam kësaj perandorie, nuk u përkulëm, pavarësisht nga çmimi dhe çmimet. Por të keqes duhet ti qëndrosh. Dhe ky ishte mendoj unë, vendimi më i drejtë që morëm.
Tani ky kapitull mbyllet përfundimisht. Ne e përkrahëm.
Në rastin e parë. Në ekzistencën tonë, ne e përkrahëm publikisht, nuk mund të mos e përkrahnim ne, kur shifnim atë valë të ekstremit të majtë që premtonte tatimin e jashtëzakonshëm. Do vendosnin tatimin mbi fitimin e munguar. Çfarë ajo, tatim i jashtëzakonshëm i 1946, si të kesh hapur librat e 46-së në Shqipëri. Bëmë shumë mirë që u shprehëm haptas dhe duhej ta bënim patjetër. Ne për këto jemi, jemi për familjen, për vlerat themelore, patriotizmin, dinjitetin njerëzor. Këto janë shtyllat e programit tonë, iniciativa e lirë, respektimi i iniciativës, konkurrenca. Ato po merrnin fund.
berisha tump
Politike
11 Dhjetor 2024, 16:35
Sali Berisha
LEZHË- Kreu i Partisë Demokratike ka zhvilluar ditën e sotme një takim me kryesinë e PD Lezhë. Berisha...
Politike
11 Dhjetor 2024, 16:22
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike ka zhvilluar ditën e sotme një takim me kryesinë e PD Lezhë. Gjatë ...
Politike
11 Dhjetor 2024, 16:20
E. D
Sali Berisha
LEZHË- Kreu i Partisë Demokratike ka zhvilluar ditën e sotme një takim me kryesinë e PD Lezhë. Gjatë ...
Politike
11 Dhjetor 2024, 16:18
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike ka zhvilluar ditën e sotme një takim me kryesinë e PD Lezhë. Gjatë fjal&...
Politike
11 Dhjetor 2024, 16:17
E. D
Sali Berisha
LEZHË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me grupet e punës së PD, Lezhë n&eum...
Politike
11 Dhjetor 2024, 16:10
r.ll
komisioni antikorrupsion
TIRANË- Pasditen e 31 janarit 2016 në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës në kufi me Ma...
Politike
11 Dhjetor 2024, 15:37
r.ll
sali berisha
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka regjistruar në regjistrin e Partive Politike, Sali Berishën si kryetar të Partisë D...
Politike
11 Dhjetor 2024, 14:45
M.B
Jamarbër Malltezi
TIRANA- Drejtuesit të Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi, ka bërë sot një de...
Politike
11 Dhjetor 2024, 14:19
ZH.LL
TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme....
Politike
11 Dhjetor 2024, 13:47
ZH.LL
Denar Biba
TIRANË- Kreu i Autoritetit të Konkurrencës, Denar Biba ka ndarë me qytetarët një shqetësim që përba...