Politike

"Bashkimi në diversitet vetëm na forcon"/ Berisha: Ditë e natë në takime, bisedë, sqarime, ka vërejtje, të ulemi ti sqarojmë qytetarët

Më tej ai tha se kjo diktaturë plotëson çdo kriter për tu luftuar, ose me armë, ose me mosbindje civile.

11 Dhjetor 2024, 16:35 Nga DOSJA
"Bashkimi në diversitet vetëm na forcon"/ Berisha: Ditë
Sali Berisha

LEZHË- Kreu i Partisë Demokratike ka zhvilluar ditën e sotme një takim me kryesinë e PD Lezhë. Berisha u shpreh se PD i qëndroi dhe rezistoi një kalvari paparë, por sot është forcë politike që ecën drejt fitores. Më tej ai tha se kjo diktaturë plotëson çdo kriter për tu luftuar, ose me armë, ose me mosbindje civile.

"Çdo anëtar, çdo simpatizantë duhet tani të jetë një protagonist në vendin ku është i fitores tonë të ardhshme. PD i qëndroi dhe rezistoi një kalvari tyë paparë, por sot është forcë politike që ecën drejt fitores dhe në mënyrë absolute është në dorën tonë, në dorën e anëtarëve dhe simpatizantëve tanë, fitorja. Nuk ka gjë në botë që mund ta ndalë, përveç vetes tonë. Jo, kjo është e vërteta. Ndaj dhe unë shpresoj të dashur grup drejtues i fushatës elektorale, që këto mesazhe ti përcillni në çdo seksion, dhe mbështetës i ynë me frymën e bashkimit, me frymën e bashkimit, ua them dhe njëherë. Pse ne themi se jemi demokrat? Ua them unë ju, thelbi është toleranca, ta dimë këtë.

Kjo diktaturë, kjo plotëson çdo kriter për tu luftuar, ose me armë, ose me mosbindje civile. Kjo burgos, plaçkit, nuk respekton kushtetutë, nuk respekton zgjedhje, por ne nuk jemi për armë. Pse nuk jemi për armë? Sepse jemi forcë demokratike. Nuk lëvizim ne nga ky parim. Ne jemi forcë demokratike dhe u qëndrojmë parimeve demokratike.
Duhet të qartësojmë çdo njeri. Kjo është ajo që na dallon. Ne nuk vijmë nga e majta, ne jemi forcë e këtyre parimeve, ndaj dhe një frymë bashkimi me të gjithë anëtarët, simpatizantët dhe mbështetësit e tjerë, që në fakt populli i qarkut tuaj e ka. Se ka mençurinë. Ka mencurrinë.

Nuk e njoh sa ju, por diçka njoh edhe unë, popullatën e zonave tuaja. Zona të mençura, njerëz të mençur. Njerëz guximtar, ndaj dhe kërkohet që të bëjmë gjithçka për të takuar qytetarin. Ditë e natë në takime, bisedë, sqarime. Ka plot që kanë një zinxhir vërejtjesh, të ulemi me ta. E kam thënë disa herë, këtë bashkimin në diversitet. Miq të mi, kjo veç na forcon, mos të trembet njeri prej saj. Kjo veç na forcon. Se kjo prodhon forcë brenda nesh," tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll