Sport

Barça gjen sërish mbrojtësin Araujo: uruguajani rikthehet 156 ditë pas dëmtimit…

Dëmtimi e detyroi atë t'i nënshtrohej një operacioni dhe të humbiste pjesën e parë të ndeshjeve nën urdhrat e Hansi Flick.

11 Dhjetor 2024, 15:42 Nga DOSJA

Barça gjen sërish mbrojtësin Araujo: uruguajani rikthehet 156

SPANJE - Lajm i shkëlqyer për Barcelonën e Hansi Flick. Ronald Araújo ka marrë të gjitha të qarta nga mjekët mëngjesin e sotëm dhe është përfshirë në listën e lojtarëve të thirrur për udhëtimin drejt Dortmundit, ku Barça do të luajë nesër ndeshjen kundër Borussias, e vlefshme për ditën e gjashtë të fazës së pare të Champions League.

Rikthimi i qendërmbrojtësit uruguajan ishte shumë i vonuar, 156 ditë pas dëmtimit në kofshën e djathtë që pësoi me ekipin e tij kombëtar në çerekfinalet e Copa América, gjë që e detyroi atë t'i nënshtrohej një operacioni dhe të humbiste pjesën e parë të ndeshjeve nën urdhrat e Hansi Flick.

Pavarësisht mungesës së tij, Araújo u njoh me metodën e re të punës mbrojtëse falë seancave video dhe më pas seancave stërvitore të personalizuara në fushë.

Me rikuperimin e uruguajanit, trajneri gjerman do të jetë në gjendje të lërë të pushojnë një nga dy qendërmbrojtësit, Cubarsí dhe Iñigo Martínez, ose Koundé në krahun e djathtë nëse e sheh të përshtatshme. Megjithatë, ka shumë gjasa që Araujo të mos luajë sot dhe të kthehet kundër Leganés.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll