Sport

Flick: "Ekipi ka nevojë për Lewandowskin, por edhe ai ka nevojë për Barçën"

“Ne e dimë se çfarë potenciali kemi, duhet të punojmë për të. Është një skuadër me shumë cilësi, edhe pse ka ende vend për përmirësim”

11 Dhjetor 2024, 15:40 Nga DOSJA

Flick: "Ekipi ka nevojë për Lewandowskin, por edhe ai ka

SPANJE - Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, në konferencën e djeshme për shtyp ka folur për ndeshjen e sotme kundër Borussia Dortmundit.

Trajneri komentoi edhe dallimet mes futbollit spanjol dhe atij gjerman: "Nuk mund të bëj krahasime. Në Spanjë, më pëlqen, pasi që të gjithë kanë një ide se si të luajnë, ka shumë cilësi teknike, atmosfera është gjithmonë spektakolare, si ndeshja kundër Betisit. Është shumë bukur ta shohësh atë si trajner, prandaj njerëzit e pëlqejnë futbollin në Spanjë.

Mesazh për lojtarët? “Siç e thashë tashmë, është normale të mos ketë lojëra kaq të mira gjatë një sezoni të tërë. Skuadra e di se cilat janë arsyet. Humbjet shërbejnë gjithashtu për t'u rritur, për të mësuar dhe për t’u përmirësuar.

Ne e dimë se çfarë potenciali kemi, duhet të punojmë për të. Është një skuadër me shumë cilësi, edhe pse ka ende vend për përmirësim. Nëse luajmë lojërat tona dhe e bëjmë atë si ekip, mund të arrijmë shumë larg. Në Barcelonë tifozët e duan këtë skuadër dhe e mbështesin edhe nëse ndodh një situatë e keqe. Sot do të jetë një ndeshje vendimtare dhe nëse fitojmë do të jemi afër vendit të tetë.

Skuadra ka nevojë për Lewandowski, por Lewy gjithashtu ka nevojë për ekipin. Nëse shikojmë golat që ai ka shënuar është e qartë se ai është thelbësor për ekipin, ai është gjithmonë në vendin e duhur për të shënuar gola, ai është shumë vendimtar për ne”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll