10 Dhjetor 2024, 19:14
Nga E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë një takimi me drejtuesit e grupeve të punës për Qarkun e Tiranës, prezantoi një paketë emergjente ekonomike për përmirësimin e standardit të jetesës në Shqipëri. Gjithashtu Berisha propozoi një minimum jetik prej 200 eurosh, pagë minimale prej 500 eurosh dhe mesatare prej 1200 eurosh, ndërsa pensionet do të bazohen mbi 200 euro. Më tej Lideri i opozitës u shpreh se shqiptarët, për fat jo të mirë, nuk e kanë të qartë shkallën e tmerrshme me të cilën vidhen ata.
"Kështu që ne do të trokasim në çdo derë, duke paraqitur paketën tonë të emergjencës, ku vendosim si fillim minimumin jetik 200 euro. Vendosim si fillim rrogën minimale 500 euro. Rrogën mesatare 1200 euro.
Pensionet do llogariten mbi 200 eurot. Pra, një transformim, një përmbysje të plotë të shpërndarjes së të ardhurave. A mund të bëhet kjo? 100 përqind. Të kesh në tavolinë 8.2 miliardë, në një kohë kur fatura shkon 900 milionë maksimumi, pa diskutim që këto përmbysen vetëm duke vendosur raportin të paktën 50 përqind me 50 përqind investime për njeriun. Por ti do investosh edhe më shumë.
Shqiptarët, për fat jo të mirë, nuk e kanë të qartë shkallën e tmerrshme me të cilën vidhen ata. I vëllai i Erion Veliajt, vitin që i vëllai iu bë kryetar bashkie, bleu me 100 euro një kompani. Sot është me 32 milionë euro. Tendera të fituara që të gjitha në kundërshtim me ligjet. Por ky është vetëm një shembull se si janë shpërndarë këto pasuri. Në 14 lote, 14 kontrata firmos Belinda Balluku për 13 kilometra unazë të Tiranës. Nuk ka në planet, kjo është për Gines. Po ne kemi ndërtuar Rrugën e Kombit 64 kilometra, një kompanie dhe e ka përfunduar brenda dy vitesh. Kemi përfunduar rrugën Ibë-Bradashesh për 20 muaj një kompani.
Ajo të nesërmen shkon atje, merr një buldozer dhe një skrap dhe duket sikur po punon vetë e thotë se unaza do përfundojë brenda këtij viti, paçka se e ka trupëzuar edhe në buxhetin e vitit 2027 punimet në unazë. Pra, paratë që të gjitha janë. Nuk ka asnjë vështirësi. Dhe unë ua them ju, këto premtime janë me rezerva. Askush të mos mendojë se janë maksimalizma. Unë personalisht bëj atë që mund të realizoj. Por prapë jam i bindur se këtu ka rezerva. Sigurisht ne duhet të shkojmë tek çdo biznesmen i vogël, ata janë, jo vetëm këtu, por edhe në vendet e zhvilluara, gjenerator i punësimit dhe mirëqenies, programin e tyre do e bëjmë së bashku me ta," tha Berisha.
sali berisha
Politike
10 Dhjetor 2024, 19:05
r.ll
edi rama
TIRANË- Në mbrëmjen e fondacionit "Arbën Xhaferri" ku u përkujtua vepra e tij, kryeministri Edi Rama foli gjatë fjal...
Politike
10 Dhjetor 2024, 19:08
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me grupet e punës së PD-s&...
Politike
10 Dhjetor 2024, 18:56
N.F
Takimi
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me grupet e punës së PD-s&e...
Politike
10 Dhjetor 2024, 18:56
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit me drejtuesit e grupeve të punës për Qarkun e T...
Politike
10 Dhjetor 2024, 18:48
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në mbrëmjen e organizuar nga të rinjtë e fondacionit "Arbë...
Politike
10 Dhjetor 2024, 18:09
N.F
Vuçiç dhe Scholz
GJERMANI- Kancelari gjerman, Olaf Scholz ditën e sotme ka mbajtur një konference për media së bashku me ...
Politike
10 Dhjetor 2024, 18:12
r.ll
ina zhupa
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa mbështet qëndrimin publik të Konventës së Bernës ndaj ...
Politike
10 Dhjetor 2024, 17:47
N.F
Bislimi
KOSOVË- Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi në një postim në "Facebook" ka bërë me dij...
Politike
10 Dhjetor 2024, 17:31
r.ll
elisa spiropali
TIRANË- Pasi investoi për tre muaj Komisionin e Venecias në një opinion ligjor mbi të drejtën ose jo të...
Politike
10 Dhjetor 2024, 16:54
N.F
Riho Terras
KOSOVË- Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras ka vizituar ditwn e sotme kanalin e Ibër-Lepencit ...