10 Dhjetor 2024, 17:31
Nga r.ll
elisa spiropali
TIRANË- Pasi investoi për tre muaj Komisionin e Venecias në një opinion ligjor mbi të drejtën ose jo të deputetëve për të rrëzuar me votë zbatimin e një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali refuzoi të martën që ta pranojë vendimin e Venecias përmes një interpretimi të gënjeshtërt të opinionit si në favor të qëndrimit të mazhorancës për çështjen e mandatit të deputetes Olta Xhaçka.
Në një reagim për mediat pas publikimit të opinionit, Spiropali tha: “besoj tani është e qartë për të gjithë se qëndrimi ynë lidhur me procesin e trajtimit të mandatit të deputetes Olta Xhaçka nuk ishte një qëndrim as politik, as partiak, por një qëndrim kushtetues që lidhet me sovranitetin e paprekshëm të Kuvendit”.
Më tej Spiropali këmbëngul: “Gjykata Kushtetuese ka kërkuar që deputetët të votojnë në një mënyrë të caktuar dhe kjo nga ne është lexuar jo thjesht si ndërhyrje në pavarësinë e Kuvendit, por në radhë të parë si një vendim i pazbatueshëm për shkak të pamundësisë së një rregulli që i imponon deputetit se si të votojë”.
Në opinionin e publikuar të martën, Komisioni i Venecias rithekson normën e gjithëditur se vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të zbatohen.
“Parlamenti nuk mund t’i referohet parimit të ndarjes së pushteteve për të refuzuar respektimin dhe zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese në kuadrin e kompetencave që i jep Kushtetuta. Në këtë dritë, pyetjet 1 dhe 3 nuk duhet të shihen si çështje e lirisë së mandatit, pasi nuk mund të ketë diskrecion politik për respektimin dhe zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese,” thuhet në pikën 22 të opinionit të Komisionit të Venecias.
“Për shkak se vendimet e Gjykatës Kushtetuese, njihen nga kushtetuta si detyruese, të gjitha autoritetet janë të detyruara të respektojnë këto vendime dhe t’i zbatojnë ato në mënyrë efektive”, shtihet në opinion.
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali dhe kryeministri Edi Rama nuk iu përgjigjen pyetjes së BIRN se kur do të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese që detyron Kuvendin të dërgojë pranë kësaj gjykate mocionin për mandatin e deputetes Xhaçka.
Ndërkohë, përfaqësues të opozitës e quajtën ‘dezinformim’ deklaratën e Spiropalit dhe i kërkuan asaj që të zbatojë pa vonesë vendimet e Gjykatës Kushtetuese.
“Kryetarja e Kuvendit duhet ta rilexojë edhe njëherë opinionin e Komisionit të Venecias, ta kuptojë dhe ta zbatojë. Dezinformimi i saj që vazhdon edhe pasi opinioni është publik, tregon se ka një tentativë për të vijuar me mbrojtjen e paprecedentë ndaj deputetëve që shkelin kushtetutën për përfitime personale, tërësisht në të kundërt të asaj që Komisioni i Venecias këshillon,” tha kreu i grupit parlamentar të PD, Gazmend Bardhi.
Xhaçka akuzohet se gjatë kohës kur mbante detyrën e Ministres së Jashtme, Komiteti i Investimeve Strategjike i drejtuar nga kryeministri Edi Rama miratoi statusin e “investitorit strategjik” për bashkëshortin e saj, Artan Gaçi, i cili po ndërton një hotel në Dhërmi. Më pas, përmes një vendimi qeverie, hotelit iu dha e drejta e përdorimit afatgjatë të brigjeve të detit.
Përplasja mes Kuvendit dhe Gjykatës Kushtetuese vijon prej gati dy vjetësh, pasi shumica parlamentare ka zvarritur vazhdimisht vendimmarrjen për këtë çështje, duke refuzuar të dërgojë në Gjykatë mocionin për shqyrtimin e kushtetutshmërisë së mandatit të Xhaçkës të kërkuar nga opozita.
Në korrik të këtij viti, Gjykata Kushtetuese doli me vendim në të cilin e akuzoi shumicën parlamentare se kishte shkelur Kushtetutën dhe cënuar themelet e shtetit të së drejtës./Reporter.al
elisa spiropali mandati i olta xhackes
Politike
10 Dhjetor 2024, 16:54
N.F
Riho Terras
KOSOVË- Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras ka vizituar ditwn e sotme kanalin e Ibër-Lepencit ...
Politike
10 Dhjetor 2024, 16:37
N.F
Takimi
KOSOVË- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti ditën e sotme në takim ministrin hungarez për &Cc...
Politike
10 Dhjetor 2024, 16:18
r.ll
oerd bylykbashi
TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka dhënë një deklaratë pë...
Politike
10 Dhjetor 2024, 15:45
r.ll
gazment bardhi, elisa spiropali
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka komentuar reagimin e kryetares së Kuvendi...
Politike
10 Dhjetor 2024, 15:26
r.ll
elisa spiropali
TIRANË- Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka reaguar pas publikimit të opinionit të Komisionit të Venecias pë...
Politike
10 Dhjetor 2024, 14:59
M.B
Edi Rama
VLORA- Në rrjetet sociale po qarkullon një mesazh për të cilin thuhet se drejtoreshat e shkollave në Vlorë po u...
Politike
10 Dhjetor 2024, 14:49
M.B
Foto nga inspektimi
ELBASAN- Për ndërtimin e aksit Elbasan-Qafë Thanë, pjesë e Korridorit VIII, po punohet paralelisht në dis...
Politike
10 Dhjetor 2024, 14:41
M.B
TIRANA- Ditën e sotme është zhvilluar në Tiranë Konferenca për përgatitjen e zgjedhjeve të 11 majit. Në k&eu...
Politike
10 Dhjetor 2024, 14:16
M.B
Ambasada
TIRANA- Ambasada Amerikane në Tiranë ka bërë një reagim në rrjetet sociale ku thotë se Shtetet e Bash...
Politike
10 Dhjetor 2024, 14:08
M.B
Foto ilustruese
KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të martën se funksionalizimi i monitorimit elektronik, do t&...