Politike

Debati për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut/ Rama: Nuk është çështje e Gjykatës Kushtetuese apo e ligjeve të përkohshme të partive politike

Ai u shpreh se gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut është një çështje që ka ndihmuar, jo vetëm ta mbajë bashkë këtë vend por të ushqej frymën e bashkimit mes dy popujve "transformues të shqiptarëve". 

10 Dhjetor 2024, 19:05 Nga r.ll
Debati për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut/ Rama: Nuk
edi rama

TIRANË- Në mbrëmjen e fondacionit "Arbën Xhaferri" ku u përkujtua vepra e tij, kryeministri Edi Rama foli gjatë fjalës së tij edhe lidhur me debatin për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut. Rama tha se kjo çështje nuk është e Gjykatës Kushtetuese apo e përkohshme e partive politike. 

Ai u shpreh se gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut është një çështje që ka ndihmuar, jo vetëm ta mbajë bashkë këtë vend por të ushqej frymën e bashkimit mes dy popujve "transformues të shqiptarëve". 

"Fatkeqësisht këtu si me dorë futet edhe tema e Gjuhës Shqipe, e cila në momentin që flasim është në një kontest të pakuptueshëm dhe të pashpjegueshëm për mua në Gjykatën Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut. Unë nuk them që udhëheqësit që besojnë në Gjykatat Kushtetuese të vendeve të tjera e kanë gabim. Por unë mendoj çka shqipja ka fituar si të drejtë qytetarie në Maqedoninë e Veriut nuk është një çështje e Gjykatës Kushtetuese, nuk është një çështje e ligjeve, nuk është një çështje e vullneteve të përkohshme të partive politike.

Them të përkohshme sepse partitë politike zgjidhen një herë në katër vjet dhe herë janë në një anë, herë në anën tjetër, herë kanë shumë gjëra në dorë, herë s’kanë gjëra në dorë. Por Gjuha Shqipe në Maqedoninë e Veriut është një çështje e materies që ka ndihmuar në mënyrë të jashtëzakonshme që jo vetëm ta mbajë bashkë Maqedoninë e Veriut, por edhe të ushqejë një frymë dhe një mënyrë të të parit të bashkëjetesës mes dy popujve shtetformues të Maqedonisë së Veriut, maqedonasve dhe shqiptarëve, në një sens si ai që Arbën Xhaferi e tregon si ëndrrën e tij më të madhe.

Në sensin e integrimit, në këtë rast dy popujve shtetformues të Maqedonisë së Veriut, në sistemin e vlerave perëndimore politike, etike dhe kulturore. Kjo është një gjë shumë e madhe për t’u futur në labirinthet juridike që tanimë i përkasin të kaluarës pasi shumë vite më parë Arbën Xhaferi dhe Ali Ahmeti bashkë me të tjerë, por unë këta të dy kam si dy kokat e shqiponjës së Ohrit, u vendos në piketat e bashkëjetesës paqësore dhe e shtetndërtimit europian të Maqedonisë së atëhershme dhe Maqedonisë së Veriut sot. Dhe nuk u vendos nga Arbën Xhaferi dhe Ali Ahmeti, por u vendos nga shqiptarët të përfaqësuar në tavolinë nga Arbën Xhaferi dhe të vendosur në male nga Aliu dhe maqedonasve të përfaqësuar nga përfaqësuesit e tyre më të lartë të kohës", tha Rama.

edi rama maqedoni e veriut

Sondazh

Poll