10 Dhjetor 2024, 19:08
Nga N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me grupet e punës së PD-së në Tiranë. Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se fushata e tyre elektorale do të ketë bosh qendror vetem ekonominë. Ai u shpreh se vendi është në një realitet që tejkalon absolutisht pothuajse çdo lloj imagjinate. Berisha më tej e cilësoi këtë realitet të dhimbshëm.
Kreu i PD-së thekosi se në vitin 2013 shqiptarët paguheshin jo vetëm më shumë se vendet e Ballkanit Perëndimor, por dhe se rumunët dhe bullgarët. Ai shtoi se sot rumunët janë të paktën 5 herë më mirë se në vitin 2013. Berisha tha se qeveria rumune nga viti 2013 deri vitin e kaluar, ka rritur rrogën 5 herë kurse në vendin tonë pensionet sot janë minimumi 30 përqind më të ulëta se në vitin 2013.
Fjala e Berishës:
Në këtë fushatë, boshti qendror, duhet ta kemi secili nga ne të qartë, i fushatës do jetë ekonomia, ekonomia, ekonomia. Pse? Sepse jemi në një realitet që tejkalon absolutisht pothuajse çdo lloj imagjinate. Jemi në një realitet shumë të dhimbshëm. Jemi në një realitet shkatërrimtar për njerëzit. Këto ditë po lexoja një gjë shumë trishtuese. Në vitin 2013, ne paguheshim, shqiptarët paguheshin jo vetëm më shumë se vendet e Ballkanit Perëndimor, por dhe se rumunët dhe bullgarët. Sot rumunët janë të paktën 5 herë më mirë se në vitin 2013. Dje e lexova. Pesëfishuar rrogat nga viti 2013.
Kur sheh këto, konstaton se asgjë nuk ka më të pamëshirë, më kriminale se kjo që ka ndodhur për jetën e përditshme të qytetarëve shqiptarë. Nuk e dija, ua them me sinqeritet, që qeveria rumune nga viti 2013 gjer vitin e kaluar, ka rritur rrogën 5 herë. Kurse ne i kemi pensionet sot, minimumi 30 përqind më të ulëta se në vitin 2013. Sot po lexoja, të dhënat e INSTAT tregojnë se inflacioni për gjërat bazë është gjer në 9 herë më i lartë se inflacioni mesatar. Pra, inflacioni i mishit, djathit, qumështit, etj, krahasuar me vitin 2022, arrin shifra gjer 9 herë më shumë.
Mirëpo, të gjithë ata që jetojnë me pension, me rroga të ulëta, me ndihmë ekonomike, ato të ardhura u shkojnë për të blerë këto gjëra. E kuptoni pra se ku është katandisur? Kjo është shkaku absolut i largimit masiv të shqiptarëve. Ne e themi dhe e themi të vërtetën se janë një seri shkaqesh, por shkaku i të gjitha shkaqeve është mospasja. Më kujtohet në vitin 1990, një komshi, e kishte djalin punëtor dhe i thotë i birit nënës së vet, më blej një këmishë.
Nëna i thotë nuk kam. Iku dhe u fut në ambasadë. Sot nuk ka nevojë të futesh në ambasadë, ikën jashtë. Paç fatin tënd, gjej jetën tënde se nuk kam. Nuk duhet të mendojmë se po këta janë pensionistë, ose këta janë kaq përqind apo aq. Jo, jo. Këta janë dhimbja më e madhe sot, këta janë padrejtësia absolute. Ne i kemi rritur rrogat 5 dhe 6 herë rrogat e larta. Shqipëria ka rroga 7 mijë euro. Po, po. Rrogat e larta janë rritur, kurse këta janë në një varfëri të frikshme.
berisha ekonomi
Politike
10 Dhjetor 2024, 18:56
N.F
Takimi
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me grupet e punës së PD-s&e...
Politike
10 Dhjetor 2024, 18:56
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit me drejtuesit e grupeve të punës për Qarkun e T...
Politike
10 Dhjetor 2024, 18:48
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në mbrëmjen e organizuar nga të rinjtë e fondacionit "Arbë...
Politike
10 Dhjetor 2024, 18:09
N.F
Vuçiç dhe Scholz
GJERMANI- Kancelari gjerman, Olaf Scholz ditën e sotme ka mbajtur një konference për media së bashku me ...
Politike
10 Dhjetor 2024, 18:12
r.ll
ina zhupa
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa mbështet qëndrimin publik të Konventës së Bernës ndaj ...
Politike
10 Dhjetor 2024, 17:47
N.F
Bislimi
KOSOVË- Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi në një postim në "Facebook" ka bërë me dij...
Politike
10 Dhjetor 2024, 17:31
r.ll
elisa spiropali
TIRANË- Pasi investoi për tre muaj Komisionin e Venecias në një opinion ligjor mbi të drejtën ose jo të...
Politike
10 Dhjetor 2024, 16:54
N.F
Riho Terras
KOSOVË- Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras ka vizituar ditwn e sotme kanalin e Ibër-Lepencit ...
Politike
10 Dhjetor 2024, 16:37
N.F
Takimi
KOSOVË- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti ditën e sotme në takim ministrin hungarez për &Cc...
Politike
10 Dhjetor 2024, 16:18
r.ll
oerd bylykbashi
TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka dhënë një deklaratë pë...