Politike

Ina Zhupa në mbështetje të qëndrimit të Konventës së Bernës: Hiqni dorë nga shkatërrimi i zonave të mbrojtura

Deputetja shprehet se aeroporti Ndërkombëtar të Vlorës po shndërrohet në një mekanizëm shkatërrimi për zonën e mbrojtur Vjosë- Nartë dhe rrezik për zhdukjen totale të saj.

10 Dhjetor 2024, 18:12 Nga r.ll
Ina Zhupa në mbështetje të qëndrimit të Konventës
ina zhupa

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa mbështet qëndrimin publik të Konventës së Bernës ndaj Shqipërisë dhe i bën thirrje qeverisë të heqë dorë nga shkatërrimi i zonave të mbrojtura. 

Zhupa shprehet se Konventa e Bernës konfirmoi qartësisht dy shqetësime të ngritura nga opozita, të cilat janë: ndalimi i punimeve në zonën e mbrojtur të aeroportit të Vlorës dhe rishikimi i ligjit të zonave të mbrojtura.

Deputetja shprehet më tej se aeroporti Ndërkombëtar të Vlorës po shndërrohet në një mekanizëm shkatërrimi për zonën e mbrojtur Vjosë- Nartë dhe rrezik për zhdukjen totale të saj.

POSTIMI I ZHUPËS: 

Mbështes qëndrimin publik të Konventës së Bernës ndaj Shqipërisë dhe i bëj thirrje qeverisë të heq dorë nga shkatërrimi i zonave të mbrojtura. Shtohen shqetësimet dhe kërkesat e Konventës së Bernës ndaj qeverisë. Ata shprehën qartësisht se duhen ndaluar punimet në zonën e mbrojtur të aeroportit të Vlorës dhe të rishikohet ligji i zonave të mbrojtura sepse po shkelen marrëveshjet ndërkombëtare në fushën e mjedisit.

Dy shqetësime të ngritura nga opozita dhe të konfirmuar nga Konventa e Bernës. Aeroporti Ndërkombëtar të Vlorës po shndërrohet në një mekanizëm shkatërrimi për zonën e mbrojtur Vjosë- Nartë dhe rrezik për zhdukjen totale të saj. Ligji i ri i Zonave të Mbrojtura, që tashmë më 1 nëntor e kam dërguar në Gjykatën Kushtetuese me mbështjetjen e kolegëve demokrat, është qartësisht minues i çdo zone të mbrojtur duke hapur rrugën për ndërtime të pakufizuara kudo, në çdo cep dhe me çdo lloj ndërhyrje. E kthen Shqipërinë në një vend pa zona të mbrojtura. Kudo ku i vënë gishtin një ndërtues, një investitor strategjik, një oligark apo klient i pushtetit, mund të ndërtojë. Ky është shqetësim tashmë i konfirmuar edhe Konventa e Bernës.

Mania e kësaj qeveria për të shkatërruar dhe vjedhur çdo gjë nuk ndalet dhe kur marrëveshjet ndërkombëtare e ndalojnë dhe kur institucionet ndërkombëtare shprehen haptazi kundër. Vetëm bashkarisht mund ti ndalim!

 

Ina Zhupa në mbështetje të qëndrimit të Konventës
postimi i zhupes

Komiteti i Përhershëm i Konventës së Bernës në dokumentin për Shqipërinë pas takimit të 44, të mbajtur në Strasburg nga data 2 deri në 6 dhjetor shprehu “keqardhje të fortë” për vijimin e punimeve në aeroportin e Vlorës dhe “shqetësim të thellë” lidhur me ndryshimet e fundit në Ligjin e Zonave të Mbrojtura nga qeveria shqiptare. 

Dokumenti për Shqipërinë erdhi pas shqyrtimit nga Komiteti më 4 dhjetor të dy raporteve, atij të qeverisë shqiptare dhe raportit të dy organizatave mjedisore shqiptare (EcoAlbania dhe PPNEA) në rolin e ankuesit, lidhur me ndikimet në Lumin Vjosë dhe ndërtimin e aeroportit të Vlorës.

ina zhupa konventa e bernes

Sondazh

Poll