10 Dhjetor 2024, 18:48
Nga r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në mbrëmjen e organizuar nga të rinjtë e fondacionit "Arbën Xhaferri" për përkujtimin e veprës së tij. Rama u shpreh se ëndrra e Xhaferit, ishte integrimi i popullit shqiptar, në sistemin e vlerave perëndimore.
Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë tha se popujt e Ballkanit vuajnë nga strabizmi, ndërsa fajtor për këtë sipas tij, janë udhëheqësit e këtyre popujve. Kjo sepse sipas kryeministrit këto udhëheqje në vend që ta kurojnë këtë strabizëm etnopolitik, e përdorurin dhe e shfrytëzojnë.
"Duke mos dashur që të mungoj në këtë mbrëmje dhe duke mos dashur që të negocioj me çunat e fondacionit mosdaljen time, që mund të interpretohet në të gjitha intepretimet, por jo për mos arsyen e vërtetë të mos ndjerit i përgatitur vërtetë. Desha të ndaj disa fjalë të Arbën Xhaferrit, dhe që sot e gjithë ditën sipas meje janë një pasqyrë që në rastin më të mirë nuk do ti bënte të ndiheshin vëretetë mirë shumë prej atyre që e kalojnë jetën e përditshme në foltore dhe në ekrane. Arbën Xhaferri pyetet se cila është ëndrra e tij më e madhe dhe ai përgjigjet ‘integrimi i popullit shqiptar në sistemin e lerave perëndimore, politike, etike, kulturore’ dhe vazhdon, një fjali të thjeshtë përbërë me fjalë që tashmë janë të banalizuara, por që kanë një domethënie shumë të thellë dhe shumë vështirë për tu kuptuar në tërësi.
Besoj që sot e gjithë ditën kjo është frikshëm e vërtetë sepse nuk besoj të këtë ndonjë vend tjetër, as në lindje as në perëndim, ku të përfliten më shumë vlerat perëndimore, ku të predikohen më shumë vlerat e perëndimit si vlera politike etike e kulturore dhe nuk besoj se ndonjë vend tjetër që e ka përshkruar më parë rrugën e bashkimit me familjen evropiane pas daljes nga periudha e gjatë e regjimit të totalitarizmave sovjetike, ta ketë përdorur më shumë fjalën integrim. Nuk besoj po ashtu që më pak se sa këtu në këtë vend, të gjitha këto fjalë të përdorura njësoj si paratë gjatë një krize të madhe inflacioni, ku vetëm printohen-printohen, të kenë qenë më larg nga bartësit dhe përdoruesit e tyre në tërësi.
Popujt e Ballkanit vijnë nga një strabizëm etnopoltik që i bën të shohin shtrembër njëri tjetrin dhe duke u përpjekur të shtoj diçka që do e gjente Arbrën Xhaferrin dakord në ditë e sotme, problemi nuk janë popujt në vetvete, problemi janë udhëheqjet që në vend se ta kurojnë këtë strabizëm etnopoltik, në fakt e përdorin dhe e shfrytëzojnë duke u përpjekur në vazhdimësi që objektin e diskutimit dhe të nevojës për të mos e parë shtrembër njëri tjetrin ta spostojnë nga qendra dhe ta devijojnë aty ku shikon syri etnostrabik.", u shpreh Rama.
edi rama fondacioni arbën xhaferri
Politike
10 Dhjetor 2024, 18:09
N.F
Vuçiç dhe Scholz
GJERMANI- Kancelari gjerman, Olaf Scholz ditën e sotme ka mbajtur një konference për media së bashku me ...
Politike
10 Dhjetor 2024, 18:12
r.ll
ina zhupa
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa mbështet qëndrimin publik të Konventës së Bernës ndaj ...
Politike
10 Dhjetor 2024, 17:47
N.F
Bislimi
KOSOVË- Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi në një postim në "Facebook" ka bërë me dij...
Politike
10 Dhjetor 2024, 17:31
r.ll
elisa spiropali
TIRANË- Pasi investoi për tre muaj Komisionin e Venecias në një opinion ligjor mbi të drejtën ose jo të...
Politike
10 Dhjetor 2024, 16:54
N.F
Riho Terras
KOSOVË- Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras ka vizituar ditwn e sotme kanalin e Ibër-Lepencit ...
Politike
10 Dhjetor 2024, 16:37
N.F
Takimi
KOSOVË- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti ditën e sotme në takim ministrin hungarez për &Cc...
Politike
10 Dhjetor 2024, 16:18
r.ll
oerd bylykbashi
TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka dhënë një deklaratë pë...
Politike
10 Dhjetor 2024, 15:45
r.ll
gazment bardhi, elisa spiropali
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka komentuar reagimin e kryetares së Kuvendi...
Politike
10 Dhjetor 2024, 15:26
r.ll
elisa spiropali
TIRANË- Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka reaguar pas publikimit të opinionit të Komisionit të Venecias pë...
Politike
10 Dhjetor 2024, 14:59
M.B
Edi Rama
VLORA- Në rrjetet sociale po qarkullon një mesazh për të cilin thuhet se drejtoreshat e shkollave në Vlorë po u...