Politike

"Serbia po pengon subvencionet e Qeverisë për bujqit shqiptarë në Luginën e Preshevës", Bislimi: BE, OSBE dhe shtetet e QUINT-it të monitorojnë këtë situatë!

Sipas Bislimit ky donacion synon të përmirësojë jetën e komunitetit shqiptar dhe të mbështesë zhvillimin ekonomik të rajonit duke patur parasysh që komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës janë ndër komunat më të pazhvilluara në Serbi.

10 Dhjetor 2024, 17:47 Nga N.F
"Serbia po pengon subvencionet e Qeverisë për bujqit
Bislimi

KOSOVË- Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi në një postim në "Facebook" ka bërë me dije se autoritetet serbe kanë ndaluar donacionin e dedikuar për subvencionimin e bujqve shqiptarë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Bislimi thekson se autoritetet serbe i kanë dënuar ashpër subvencionet.

Sipas Bislimit ky donacion synon të përmirësojë jetën e komunitetit shqiptar dhe të mbështesë zhvillimin ekonomik të rajonit duke patur parasysh që komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës janë ndër komunat më të pazhvilluara në Serbi.

Ai ka shtuar se më 26 tetor Këshilli Kombëtar Shqiptar shpalli thirrjen publike për bujqit, duke pranuar mbi 1,178 aplikime, mirëpo sot Ministria e Serbisë për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave dhe Dialog Social, ka ndërhyrë për të bllokuar këtë proces duke kërkuar anulimin e vendimit për thirrjen publike.


“Më 26 tetor 2024, Këshilli Kombëtar Shqiptar shpalli thirrjen publike për bujqit, duke pranuar mbi 1,178 aplikime. Ndërkohë, Ministria e Serbisë për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave dhe Dialog Social, ka ndërhyrë për të bllokuar këtë proces, duke kërkuar anulimin e vendimit për thirrjen publike. Pikërisht më 10 dhjetor, në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë i është mbivendosur privimi nga mundësia e ndihmës nga Republika e Kosovës,” shkruan Bislimi.


Ai shtoi se Serbia nuk ka të drejtë të pengojë mbështetjen e Kosovës për shqiptarët e Luginës, teksa i ka bërë thirrje BE-së, OSBE-së dhe shteteve të QUINT-it që ta monitorojnë këtë situatë.

“Serbia nuk ka asnjë të drejtë të pengojë mbështetjen tonë për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Ftojmë Bashkimin Evropian, OSBE-në, shtetet e Quint-it dhe organizatat e tjera ndërkombëtare të monitorojnë këtë situatë dhe të veprojnë për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Qeveria e Kosovës qëndron e përkushtuar për të ndihmuar shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe për të mbrojtur të drejtat e tyre dhe identitetin kombëtar, kulturor e gjuhësor,” thekson Bislimi.

"Serbia po pengon subvencionet e Qeverisë për bujqit

bislimi be osbe

Sondazh

Poll