Politike

Osmani takim me ministrin hungarez për Çështjet e BE-së, kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës: Të padrejta dhe prekin direkt interesin e qytetarëve!

Osmani theksoi se Kosova është shembull pozitiv në rajon, pasi ka bërë hapa të rëndësishëm në forcimin e sundimit të ligjit, luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, përmirësimin e transparencës dhe promovimin e qeverisjes së mirë.

10 Dhjetor 2024, 16:37 Nga N.F
Osmani takim me ministrin hungarez për Çështjet e BE-së,
Takimi

KOSOVË- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti ditën e sotme në takim ministrin hungarez për Çështjet e Bashkimit Evropian, Janos Baka. Mësohet se Osmani bisesoi me Bakan për situatën aktuale politike dhe të sigurisë, forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, procesin e integrimit evropian, si dhe stabilitetin rajonal.

Osmani theksoi se Kosova është shembull pozitiv në rajon, pasi ka bërë hapa të rëndësishëm në forcimin e sundimit të ligjit, luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, përmirësimin e transparencës dhe promovimin e qeverisjes së mirë.

Sipas saj, përkushtimi i Kosovës për integrimin evropian mbetet i fuqishëm, teksa po vazhdohet të punohet në drejtim të përmbushjes së kritereve të anëtarësimit në BE, ndaj kërkoi mbështetje për avancimin e aplikimit të Kosovës për statusin e vendit kandidat për BE. Osmani ritheksoi nevojën e heqjes së masave të BE-së ndaj Kosovës, të cilat përveç se janë të pa drejta, prekin direkt interesin e qytetarëve të Kosovës, pa dallim.

Ndërkaq në raport me zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë, në veriun e vendit, Osmani ritheksoi përkushtimin e Kosovës për një hetim të plotë dhe profesional të sulmit terrorist ndaj infrastrukturës vitale, i cili kishte për qëllim dëmin direkt në jetën e qytetarëve. Ajo theksoi nevojën e qëndrimit unik të bashkësisë ndërkombëtare në mënyrë që të shmanget përsëritja e sulmeve të tilla terroriste nga bandat kriminale, të cilat mbështeten, trajnohen dhe financohen nga Serbia.

vjosa osmani janos boka

Sondazh

Poll