Politike

Opinioni i Komisionit të Venecias për mandatin e Xhaçkës, Spiropali: Sot morën përgjigje të gjitha akuzat dhe shpifjet kundrejt qëndrimit tonë

Spiropali shkruan se qëndrimi i mazhorancës lidhur me procesin e trajtimit të mandatit të deputetes Olta Xhaçka nuk ishte një qëndrim as politik, as partiak, por një qëndrim kushtetues. 

10 Dhjetor 2024, 15:26 Nga r.ll
Opinioni i Komisionit të Venecias për mandatin e Xhaçkës,
elisa spiropali

TIRANË- Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka reaguar pas publikimit të opinionit të Komisionit të Venecias për mandatin e deputetes, Olta Xhaçka.

Spiropali shkruan në një postim në "X", se qëndrimi i mazhorancës lidhur me procesin e trajtimit të mandatit të deputetes Olta Xhaçka nuk ishte një qëndrim as politik, as partiak, por një qëndrim kushtetues. Më tej, kryeparlamentarja shprehet se sot morën përgjigje të gjitha akuzat dhe shpifjet kundrejt këtij qëndrimi. 

REAGIMI I PLOTË:

Besoj tani është e qartë për të gjithë se qëndrimi ynë lidhur me procesin e trajtimit të mandatit të deputetes Olta Xhaçka nuk ishte një qëndrim as politik, as partiak, por një qëndrim kushtetues që lidhet me sovranitetin e paprekshem të Kuvendit! Gjykata Kushtetuese ka kërkuar që deputetët të votojnë në një mënyrë të caktuar dhe kjo nga ne është lexuar jo thjesht si ndërhyrje në pavarësinë e Kuvendit, por në radhë të parë si një vendim i pazbatueshëm për shkak të pamundësisë së një rregulli që i imponon deputetit se si të votojë!

Sot morën përgjigje edhe të gjitha akuzat, shpifjet dhe propaganda me të pavërteta kundër këtij qëndrimi, por si Kryetare Kuvendi ndjehem e lehtësuar dhe për këtë falenderoj Komisionin e Venecias që e shqyrtoi me shpejtësi dhe seriozitet maksimal kërkesën time. Kam bindjen se ky opinion i drejtë do t’u shërbejë të gjitha palëve dhe institucioneve për reflektim në zgjidhjen drejt të çështjeve në lidhje me papajtueshmërinë e mandatit të deputetit në të ardhmen.

Komisioni i Venecias ka publikuar opinionin për mandatin e deputetes socialiste Olta Xhaçka. Në raportin e siguruar nga Dosja.al, theksohet se mandati i lirë i deputeteve (vota personale sipas bindjes) nuk ka nuk ka vlerë sepse është zbatim vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Nuk është deputeti vetë që vendos nëse duhet çuar në Kushtetuese apo jo, por duhet që të zbatojë vendimin e dhënë nga Gjykata Kushtetuese në çdo rast. 

Por në këtë opinion të Komisioni të Venecias, theksohet se vendimet e Gjykates Kushtetuese nuk duhet të kushtëzohen me voten e maxhorances, pasi ato bazohen ne parimin e besnikërisë kushtetuese. Sipas opinionit të Venecias, kur vendimi i një Gjykate Kushtetuese interpreton Kushtetutën si kufizim të fuqisë vendimmarrëse të Parlamentit, ky i fundit duhet të marrë një vendim në përputhje me gjykimin e Gjykatës dhe të votojë për çështjen e kufizuar të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.

elisa spiropali komisioni i venecias

Sondazh

Poll